Foto ilustruese

'Shtëpi bari' me qindra bimë narkotike, arrestohen dy shqiptarët në Itali

4 Nëntor 2023, 18:11| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 18:13

  • Share

Një ‘shtëpi bari’ u zbulua në Itali duke çuar në arrestimin e dy shqiptarëve. Gjatë patrullimit të zakonshëm të territorit, autoritetet italiane ndaluan për kontroll një makinë me dy persona në bord, nga pjesa e brendshme e së cilës vinte era kanabis.

Menjëherë ka nisur kontrolli në shtëpinë e tyre, një vilë në Sacrofano, brenda së cilës ishte ngritur një laborator për kultivimin e kanabisit, i pajisur me sisteme të sofistikuara ajrimi, vaditjeje dhe ndriçimi, instrumente të ndryshme (transformatorë, llamba, ventilatorë, filtra ajri dhe aspiratorët).

Brenda banesës u gjetën 450 bimë marijuanë dhe 250 kubikë të gatshme për mbjellje.

Prokuroria Publike e Tivolit kërkoi mbajtjen në burg të të arrestuarve, kërkesë që u aprovua nga Gjykata duke i lënë kështu në burg dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?