Shtëllunga të mëdha tymi, katër jahte përfshihen nga flakët në ishullin grek (VIDEO)

7 Shtator 2022, 23:03| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 23:04

  • Share

Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë pasdite në bordin e një jahti 20 metra të gjatë, të ankoruar në Gouvia Marina në Korfuz. Flakët nisën rreth orës 16:00 të pasdites, ndërsa u përfshinë nga zjarri edhe tre jahte të tjerë.

Zjarri është përhapur me shpëjtësi duke shkrumbuar edhe tre jahtet e tjera, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e rënies së zjarrit. Era favorizoi përhapjen e zjarrit edhe në jahtet e tjera.

Ngjarja ndodhi në marinën e Gouvias që është një nga më të mëdhatë në Greqi, me një kapacitet prej 960 varkash.  Menjëherë pasi ra zjarri, forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e tyre, ndërsa larguan rreth 15 varka të cilat rrezikonin të digjeshin. Nuk raportohet për viktima.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?