Kronikë

Shtegu i Ngjyrave në Kukës, destinacioni i ri i ‘të marrosurve’ pas natyrës! Peizazh mahnitës dhe hapësira pafund

28 Qershor 2021, 14:18| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 15:02

  • Share

Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh në fundjavë qindra të apasionuar pas natyrës. Vetëm në fundjavën që lamë ky shteg mblodhi 300 vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova. Shtegu i Ngjyrave u promovua një vit më parë nga dy të rinjtë kuksianë, Ermal Hallaçi dhe Afrim Tahiraj e ndërsa sot ëshët kthyer në një atraksion turistik.

Në dy javët e fundit të qershorit janë regjistruar mbi 700 vizitorë që janë mbledhur për të shijuar pamjet mahnitëse që të ofron natyra e shtegut.Shumë agjenci turistike në Shqipëri dhe Kosovë kanë vendosur në ofertat verore këtë destinacion 1-ditor.

Shtegu i Ngjyrave fillon nga Shishtaveci deri në Çajë dhe është 13 km i gjatë i përshtatshëm edhe për turet familjare. Shtegu i Ngjyrave është i  përshtatshëm edhe për zhvillimin e sportit Mountine Bike. Gjatë gjithë shtegut deri në Çajë të shoqërojnë lulet shumëngjyrëshe që ndodhen në këtë livadh Alpin pranë kufirit Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.

Shtegu i Ngjyrave pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik është destinacioni më i preferuar i turizmit malor. Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira pa mat në një fushë më ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar më këto pllaja malore të mrekullueshme. 

Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Shtegu me ngjyra është pjesë e kurorës së Bjeshkëve të Kukësit që i shton bukurinë vezulluese, ylberit të natyrës mahnitëse të Kukësit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?