FOTO/ 'Shtegu i Goricës', tjetër atraksion turistik në Berat

26 Shkurt, 15:50| Përditesimi: 26 Shkurt, 15:53

  • Share

Shtegu i Goricës, është atraksioni i ri turistik që i është shtuar Beratit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga ky shteg që ofron mundësi për shëtitje eksploruese për të gjithë të apasionuarit e natyrës.

"Beratit i shtohet një atraksion i ri turistik, Shtegu i Goricës, një shëtitje eksploruese, për të gjithë të apasionuarit e natyrës, duke ruajtur habitatin natyror të zonës, në ajrin e pastër të qytetit, me një bukuri panoramike të rrallë. Në sheshin mbi rrënojat e Kalasë së Goricës, do të gjeni edhe pikën e vrojtimit me konstruksion druri, 180 gradë mbi qytetin, ku duket si në pëllëmbë të dorës Kalaja, lugina e lumit Osum dhe gjithë qyteti 2500- vjeçar", shkruan Rama.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?