Shtatorja e Skënderbeut/ Ideatori: Shqiptarët janë mësuar me kopje gjithë jetën, e s'pëlqejnë origjinalin! Skulptori: S'më bëjnë përshtypje reagimet

30 Nëntor 2020, 16:50| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 18:03

  • Share

TIRANË- Për Nue Oroshin, ideator i shtatores së Skënderbeut në Prizren, ky është imazhi origjinal i heroit tonë kombëtarë, por nuk është pritur mirë nga shqiptarët se "janë mësuar gjithë jetën me një kopje". Komentet negative që kanë mbërritur, ideatori i lidh me tre arsye kryesore.

"Këto reagime do t'i fillojë me fjalën e Nolit, 'Ai Adem që s'di këndim do të bëhesh ministër për Arsim. Është fatkeqësi se këtu te ne flasin njerëz që nuk janë të profilit, në Kosovë flasin 4-5 historjanë të mesjetës që mund të flasin për figurën e Skëndërbeut. Skënderbeun e kemi paraqitur unikat, pra ky është i moshës 50-53 vjeçare dhe ky është informacion i gjetur në burime gjermane se si duket ai, kështu ia propozova skulptorit dhe ai bëri një realizim shumë të mirë. Mirëpo shqiptarët janë mësuar vetëm me kopje, nuk janë mësuar me figura origjinale të historisë sonë. Jam shumë i lumtur që është i pari monument unikat dhe jo kopje siç është në Prishtinë që është marrë nga Kruja. Gjithë që reagojnë, është aspekti politik, ato që ishin 10 vjet në pushtet në Prizren dhe nuk bëjnë asgjë. Aspekti i dytë është aspekti Erdganist, ata që nuk e kanë dashur Skënderbeun në Prizren dhe të tretët janë skulptorët e lodhur që thonë ato që nuk i punoj unë nuk është e mirë", tha Oroshi.

Edhe skulptori, Sinan Alija, i qëndron idesë se ky është një realizim i drejtë, teksa ka rrëfyer edhe se ku është frymëzuar.

"Ka piktorë dhe skulptor të ndryshëm që e kanë trajtuar Skëndërbeun, mirëpo diçka të kohës së Skëndërbeut nuk kemi, kemi të shkruar prej Barletit, por kemi edhe ato turq që kanë bërë një përshkrim të fizikut dhe karakterit. Duke marrë parasysh aktivitetin e Skënderbeut në Perandorinë e Osmanëve, dihet që ka qenë një njeri i shkolluar, një djalë që u shqua për shkathësi, për guxim, për përshkrimin fizik thuhet se ka qenë një djalë i lehtë, kalorës i zhdërvjelltë dhe mbi këtë kam ndërtuar edhe fizionominë. Këto klishetë nuk kam dashur, unë jam skulptor, e njoh Odise Paskalin, mirëpo është vullneti i gjithsecilit si kanë dashur ta trajtojnë Skëndërbeun. Unë jam frymëzuar prej burimeve të tjera. Për mua në sytë e skulptorit dhe si historian", tha ai.

Ai shprehet i kënaqur që kjo vepër ka shkaktuar kaq shumë reagime, pasi sipas tij një vepër arti këtë qëllim ka, t'i lërë njerëzit të lirë të mendojnë çfarë të duan.

"Nuk më bëjnë përshtypje reagimet. Vepra e artit atë karakter ka, t'i lënë njerëzit të lirë. Nuk kam dashur që të ishte në pjesën e vjetër të qytetit, por për shkak të drejtorive përkatëse e kanë vendosur. Ajo fytyrë që unë e kam përfytyruar e kam derdhur në bronz. Secili ka mendimin e vet, kushdo të gjejë të mirë le ta gjejë, kush do të gjejë të vrazhdën le ta gjejë kush të dhimbshëm, të gjitha i ka edhe gëzimin i ke aty, edhe dashurinë", tha ai.

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u përurua më 29 nëntor, por ndryshe nga sa ishim mësuar, Skënderbeu ishte më i dobët, mjekër më të gjatë dhe pa kalë. Nuk munguan kritikat, ku një nga skulptorët, Ilir Mehmeti e quajti karikaturë e bastardim teksa tha se "nëse skulptori e do artin, duhet ta tërheqë dhe ta bëjë nga e para".  Kjo thirrje e tij duke se është dëgjuar vetëm sa i përket skulpturës së Adem Jasharit, pasi është dërguar për modelim. Sa i përket skulpturës së Skënderbeut, ideatori dhe skulptori nuk heqin dorë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 30/11/2020 19:01

    I ka bërë karikatura, të modelohen patjetër, nuk tregon fare figurën e heronjve... Dhe një gjë skuptoj përse I vendosin këto statuja shumë ulët me tokën gjithë andej janë të vendosur shumë lartë dhe ngjajnë bukur.

    Përgjigju
  • Skender Beu: 30/11/2020 18:14

    Interesant , po ky z Oroshi paska konsultuar burimet "gjermane"e ja ka sugjeruar Luanit (Sinanit) nje ide estetike se si mund te kete qene Skenderbeu i kohes, dhe Sinani nga ana e vet nuk eshte mjaftuar me kete por eshte konsultuar me kronikat "turke te kohes" ,dhe na ka paraqitur nje Skenderbe se si e shihin turqit e kohes (ashtu sic duhet ta shohim edhe ne shqiptaret e kohes moderne), e verteta eshte se kronikanet turq nuk kane qene fort te interesuar ta lartesojne imazhin figurativ te Skenderbeut pasiqe mund te ndikonte ne moralin e ushtareve turq qe shkonin ne fushatat militare kundra tij,kjo nuk do te thote se ata kane genjyer por qe gjithsesi opinioni i tyre mbetet subjektiv , gje qe i jep dore te lire artistit qe te krijoje nje model qe mund te plotesoje pritshmerite e kombit shqiptar per te pasur nje Skenderbe MADHESHTOR ashtu sic i ka hije epopese se vet dhe ashtu sic do ta kish deshiren ta shihte kushdo HEROIN tone kombetar , dhe jo ashtu sic e kane pare turqit, ose sic i ka pelqyer sulltanit me e pa.Duke dash ta relativizoje edhe me teper peshen e heroit ky autori ka dash ta vendos Shtatoren Jo ne nje nga shshet kryesore me sa kuptoj por diku ne nje shesh me bar dhe me fontana ku njerezit shkojne per tu shplodhur dhe relaksuar, por Skenderbeu si figure nuk mbart ngarkesa lirike , idilike apo pastorale, Ai eshte nje figure epike gardian simbolik i fateve te kombit dhe duhet te jete bash mu ne zemer te qytetit apo qyteteve , sikur nje etalon madheshtie me te cilin duhet te matet sado pak jeta dhe vepra e gjithsekujt qe ka pergjegjsine ta drejtoje nje vend apo cdo qytetar qe i thot vetes shqiptar dhe jo turk

    Përgjigju
  • Skulptori: 30/11/2020 17:25

    Adem jssharin e ka ba si karikature, skenderbeun e ka ba si drogirash, ja ka q. Robt

    Përgjigju
  • Berat: 30/11/2020 17:20

    Skluptorit i lumshin duart dhe per kurajon qe ka marr per te ber nji hero nji legjend, Po per fat te keq ska lidhje me fuguren e skenderbehut,E mira esht te hiqet dhe te bej nji tjeter e ka ber skenderbeun si student me shkop ne dor

    Përgjigju
  • edmond(koder rreshen): 30/11/2020 17:13

    Skulptori duhet dekoru per ndjenjen patriotike!Esht fakt se ne ate qytet ku esht vendosur Shtatorja e Skenderbeut,ka nje komunitet te madh Turk,dhe Skulptori duke patur parasysh se Skenderbeu ishte njeriu me i kerkuar nga Perandoria Osmane,e tjetersoi me iden se komuniteti Turk nuk ka per ta njohur,dhe shtatorja e tij ka per te qendruar i kamufluar ndermjet Shqiptarve. Amanet vec Hoxh Krasniqit mos i zini Bes dhe i tregoni se e hangrem saa ...

    Përgjigju
  • Loran shehu: 30/11/2020 17:05

    Skulptor totalisht i paaft e amator do ke pas no nje kusheri ne bashki qi ka dhen leket kti me bo skulpturen se ndryshe ska mundsi se ky sben as per hamall e jo te bej bustin e Skenderbeut ky kopuk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?