Kronikë

Shtatori më i nxehtë se normalja, meteorologia: Temperatura deri në 30 gradë! Në bregdet problem do të jetë era

6 Shtator 2021, 12:13| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 12:41

  • Share

Ky shtator na ka sjellë verë në vjeshtë, ku në ditët e para të muajit, temperaturat kanë shkuar në 30 gradë. Në një lidhje me Skype për 'Report Tv", meteorologia Adiola Bani tha se të njëjtat kushte atmosferike do të jenë prezente në vend përgjatë gjithë kësaj jave. Ajo u shpreh se mbizotëruese në vend do të jenë kthjellimet, me vranësira kalimtare që pritet të sjellin rrebeshe afatshkurtra në juglindje. Ndërkohë temperaturat favorizojnë pushuesit në bregdet, por Bani bën thirrje për kujdes, pasi problematike do të jetë era, që mund të shkaktojë dallgëzim deri në 3 ballë në det.

"Nuk do të ketë ndryshime të mëdha gjatë kësaj jave, do ketë luhatje të vogla me 1 gradë, por nuk do të ndihen. Nga e marta deri të premten do të kemi kthjellime dhe vranësira të herëpashershme do të ketë edhe reshje të shkurtra, por të papërfillshme. Vija bregdetare mbete e favorizuar pasi do të ketë mbizotërim të kthjellimeve. Temperaturat do të luhaten në 29-30 gradë celsius. As fundjava nuk do të sjellë ndryshim të theksuar, presim rrebeshe po afatshkurtër. Në bregdet herë pas here do të jetë problem era që mund të sjellë dallgëzim 2-3 ballë. Ky shtator ka nisur me temperatura m të larta se vlerat normale që duhet të jenë 27-28, ne kemi patur edhe 32 gradë, edhe ky shtator ka sjellë verë në vjeshtë por jo aq sa shtatori i kaluar ku temperaturat ishin shumë më të larta se normalja", tha Bani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?