Conference League, kompeticioni i tretë për nga rëndësia në Europë mbylli dje turin e parë. Në garë për raundin pasardhës janë shtatë skuadra shqiptare, që do provojnë forcën javën që vjen.
Partizani, Ballkani dhe Struga janë pjesë e këtij turi, duke qenë se u eliminuan në turin e parë të Champions League. Partizani ka përballë Atletic D'Escalante nga Andorra, ndërsa Ballkani luan me Larnen e Irlandës së Veriut. Struga nga ana tjetër luan me Buducnost.
Tirana kaloi turin duke mundur Dinamo Batumin e Gjeorgjisë dhe do ketë përballë skuadrë e Besiktas. Dukagjini i Kosovës luan me Rijekën, me djemtë e Armend Dallkut që në turin e parë kaluan FC Europa. Shkupi luan me Levskin e Sofies, me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që kaluan lituanezët e Hegelmann.
Agjenda e skuadrave shqiptare në Conference League:
E martë, 25 korrik
17:00 Atletic D'Escalante (And) - Partizani
20:45 Ballkani - Larne (NIR)
E mërkurë, 26 korrik
17:00 Struga - Buducnost (MNE)
E enjte, 27 korrik
19:00 Vitoria Plzen (CZE) - Drita
19:00 Rijeka (CRO) - Dukagjini
19:00 Shkupi - Levski Sofia (BUL)
20:00 Besiktas (TUR) - Tirana