Shtatë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, po kaq në terapi intensive (VIDEO)

2 Maj 2020, 11:00| Përditesimi: 2 Maj 2020, 14:48

  • Share

Shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë. Shefja e epidiomologjisë në ISHP, Eugena Tomini, thotë se gjithsej janë bërë 171 teste, mes të cilëve vetëm shtatë kanë rezultuar pozitiv. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 789.

Sakaq raportohet se në spitalin infektiv 1 dhe 2 janë të shtruar gjithsej 31 pacientë, mes të cilëve shtatë në terapi intensive. Sipas Tominit pjesa më e madhe e pacientëve aktivë po ndiqen nga mjekët e familjes. Ndërkohë në total janë shëruar 519 pacientë, ndërsa 239 janë aktiv.

Rastet e reja, 7, janë në tre rrethe të vendit. Pesë prej tyre janë në Tiranë, një në Krujë, ndërsa një në Kukës.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon: 

Tiranë              90

Shkodër           20

Krujë                89

Fier                    1

Kurbin              24

Korçë                1

Elbasan             2

Kukës                5

Lezhë                1

Lushnje             1

Mirditë               2

Berat                 2

Mat                    1

Nga e hëna do të ketë një lehtësim të masave, por Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

 

Ora 12:07
Personi i infektuar në Kukës i riatdhesuar nga Kosova, qëndronte në hotel me 15 persona të tjerë

Sot nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmua një rast pozitiv në qytetin e Kukësit e çuar në total në 19 numrin e të prekurve në këtë rreth. Burime bëjnë me dije se është një rast i importuar, pasi personi në fjalë ishte riatdhesuar nga Kosova dhe po qëndronte në karantinë në një prej hoteleve të qytetit.

Gjithashtu bëhet me dije se personi në fjalë është nga Tirana dhe po qëndronte në një hotel në Kukës së bashku me 15 shtetas të tjerë të riatdhesuar. Si rrjedhojë janë marrë tamponat për të gjithë personat e karantinuar, por fatmirësisht kanë dalë negativ.

Personi i infektuar është transportuar në Tiranë, ndërsa vetë Kukësi vijon të jetë në shifrat e 18 personave të infektuar, 16 prej të cilëve janë shëruar plotësisht. Ndër të shëruarit janë edhe 5 punonjës të spitalit infektiv dhe 6 të patrullës së policisë në Kukës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?