Shtatëzëna hani arra, ndihmon fëmijën ndaj alergjisë

24 Dhjetor 2013, 10:20| Përditesimi:

  • Share
Fëmijët mund të kenë një rrezik më të ulët të zhvillimit të një alergjie në qoftë se nënat e tyre gjatë shtatëzanisë kanë ngrënë shumë arra në shtatzëni.

Studiues pretendojnë se arrat ulin zhvillimin e alergjisë tek fëmijët.

Nënave u këshillohet më parë të shmangin kikirikë, veçanërisht në qoftë se kanë pasur një alergji si ekzema apo astmë në familje.shtatzena

Studimi gjeti se fëmijët e nënave të cilat kanë ngrënë arra pesë herë në javë kanë një rrezik më të ulët për të patur një alergji.

Megjithatë, ky përfitim nuk u gjet në mesin e fëmijëve të nënave që i kishin alergji arrat, sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore JAMA Pediatrisë.

Dr Ruçi Gupta e Universitetit Northëestern të Mjekësisë në Çikago, tha se studimi tregoi se gratë nuk duhet të kufizojnë dietat e tyre gjatë shtatzënisë.
"Sigurisht, gratë që janë alergjike ndaj arra duhet të vazhdojnë duke i shmangur arrat", tha ajo.

“Gratë shtatzëna nuk duhet të eliminojnë arrat nga dieta e tyre, ashtu dhe kikirikët janë një burim i mirë i proteinave që sigurojnë acidin folik, i cili potencialisht mund të parandalojë dy defekte nervore”.

Numri i fëmijëve britanike alergjikë në kikirikë është dyfishuar në 20 vitet e fundit për arsye që mbeten të paqarta. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?