Diego Longo

Sport

Shtang trajneri i Kukësit, jep dorëheqjen pas humbjes me Teutën! Drejtuesit verilindor: Nuk e prisnim

3 Tetor 2021, 20:35| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 20:40

  • Share

Trajneri i Kukësit, Diego Longo ka befasuar këdo në fund të takimit me Teutën, që verilindorët e humbën me shifrat 3-2.

Pas ndeshjes Longo ka mbledhur lojtarët dhe u ka komunikuar largimin nga klubi edhe pse kanë kaluar vetëm katër javë, ndërsa Kukësi ka patur një ecuri të mirë në përgjithësi. Ky vendim ka shtangur edhe drejtuesit e klubit të cilët janë kapur të papërgatitur nga ky veprim.

Në një reagim të shkurtër për Report TV zyrtar të klubit thonë se “nuk e prisnin nga Longo këtë vendim”.

Në orët në vijim pritet të merret edhe një vendim nëse dorëheqja do të pranohet ose jo, por kjo lëvizje me siguri ka përçarë shume skuadrën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?