Erisa Xhixho

Shqyrtohet nesër projektligji për 'Regjistrin Kombëtar për Krimet Seksuale', mesazhi i propozueses Xhixho

17 Korrik 2022, 22:09| Përditesimi: 17 Korrik 2022, 22:23

  • Share

Pas diskutimeve të fundit në Komisionin e Ligjeve dhe pas një periudhe shtyerje disa mujore do të diskutohet përsëri projektligji i propozuar për “Regjistrin Kombëtar për Krimet Seksuale” nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho. 


Xhixho fton qytetarët, prindërit në veçanti dhe median ta ndjekin këtë proces i cili do të transmetohet në orën 10:30, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe në orën 11:00, në Komisionin për Punët, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Deputetja ka thënë se do të paraqesë në komision qëndrimin e saj për draftin e propozuar nga Parlamenti, vlerësimet dhe oponencën. 

"Nesër shqyrtohet pr.ligji i propozuar nga ne për “Regjistrin Kombëtar për Krimet Seksuale” 
 Në orën 10:30, në Komisionin e Sigurisê Kombëtare.
 Në orën 11:00, në Komisionin për Punët, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. 
Qëdrimin tim për draftin e propozuar nga Parlamenti: vlerësimet dhe oponencën do t'i paraqes nesër në komision. 
Ftoj qytetarët, prindërit në veçanti dhe median ta ndjekin këtë proçes me shumë rëndësi për sigurinë e fëmijëve tanë.", ka shkruar Xhixho në një postim në Facebook. 

Ky projektligj është dorëzuar më 8 nëntor të vitit të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe është përgatitur nga Erisa Xhixho dhe CRCA/ECPAT. Sipas CRCA/ECPAT  qëllim i tij është të parandalojë krimet dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri, nëpërmjet vëzhgimit dhe kontrollit të lëvizjeve të personave të dënuar apo të vetë-regjistruar si pedofilë.


Regjistri kombëtar i të dënuarve të krimeve seksuale në Shqipëri, do t’i shërbejë institucioneve publike dhe atyre private, që punojnë me dhe për fëmijët, për të eliminuar punësimin e pedofilëve në mjedise ku ka fëmijë, ndërsa vetë ligji ka një karakter të fortë social dhe parandalues. 


Kujtojmë se Xhixho ka reaguar dhe më parë duke thënë se miratimi i projekt-ligjit po vonohet. Sipas deputetes shqiptare, puna nuk mbaron me miratimin e ligjit.
Ajo ka theksuar se pas miratimit, do të fillojë monitorimi i zbatimit të tij dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar.

Projektligji i dorëzuar nga LSI

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?