Rekord reshjesh në Tiranë, 22 litra për metër katror, Lana del nga shtrati! Shqipëria 'pushtohet' nga moti i keq, rrufe të frikshme në Sarandë dhe Malësi të Madhe, ndërron jetë 1 person

9 Qershor 2022, 15:47| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 22:17

  • Share

TIRANË- Moti i keq ka marrë një tjetër jetë. Në Malësinë e Madhe ka rënë rrufeja dhe ka marrë flakë banesa, duke i marrë jetën Arben Ivanaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Për 30 minuta mesatarisht sot ka rënë sasi reshjesh e barabartë me 2 muaj. Sasia e reshjeve ka qenë 22 litra për metër katror. Për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati pati përmbytje të rrugëve kryesore ndërkohë që detyroi OSSH-në që të shkëpuste energjinë elektrike në disa lagje. 

Për 2 orë rresht Shqipëria është 'pushtuar' nga moti i keq me reshje të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe problematika në disa akse rrugore. Në Gramsh ka pasur përmbytje të dira rrugëve brenda lagjeve, por edhe në qendër të qytetit. Përmbytje ka pasur në rrugët e shumë qyteteve, gjë që ka krijuar probleme në lëvizjen e makinave.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka sqaruar në Report Tv situatën e shkaktuar nga moti i keq në Bashkinë e Tiranës. Qendro tha se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, sipërfaqet e rrugës janë mbushur me ujë. Qendro thekson se të gjitha ekipet e emergjencave kanë dalë në terren për normalizimin e situatës.

Ora 18:19
Moti i keq, prefekti i Tiranës për Report Tv: Niveli i ujit në Lumin e Lanës në nivelet maksimale, ekipet e emergjencës në terren! Ja rrugët ku u shfaqën problematika

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka sqaruar në Report Tv situatën e shkaktuar nga moti i keq në Bashkinë e Tiranës. Qendro tha se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, sipërfaqet e rrugës janë mbushur me ujë. Qendro thekson se të gjitha ekipet e emergjencave kanë dalë në terren për normalizimin e situatës.

Qendro ka evidentuar edhe rrugët në të cilat u shfaqën problematikat më të mëdha, ndërsa theksoi se niveli i ujit në lumin Lana është në nivelet maksimale.

"Pas orës 15:00 ka pasur reshje të dendura shiu sidomos në bashkinë  Tiranës, natyrisht reshjet janë me intensitet të lartë sjellin ujë në sipërfaqet e rrugës dh enë disa zona kemi pas probleme, segmenti nga TEG në Surrel, rruga Elbasanit, rrethrrotullimi Selitës, Shkozës, Vasil Shanto, Kodra e Priftit, uji në disa banesa në rrugën ‘Budi’, në rrugën ‘Gramoz Pashko, rrugën ‘Muzakët’

Dhe gjithashtu kemi daljen e lumit të Lanës në nivele maksimale tek ura e shkollë Teknologjike, niveli i Lanës është në maksimum. Emergjencat e bashkisë janë në terren, po punojnë për të zhbllokuar kanalet për të bërë të mundur largimin e ujit në sipërfaqet e rrugës.

Dua të theksoj që një ndihmë të madhe bën policia e shtetit sidomos policia rrugore që është në terren, në bashkëpunim me strukturat e energjisë duke dhënë informacion, por duke ndihmuar në menaxhimin e trafikut, pasi në raste të tilla shtohet trafiku.

Nuk kemi situatë alarmante apo për tu nënvizuar, shirat kanë qenë të dendur në tiranë, bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë nuk kemi, në Vorë shumë pak, E rëndësishme është që të gjitha strukturat e emergjencave civile dhe ndërmarrja e punëtorëve të bashkisë së Tiranës janë në punë. Situata do normalizohet shumë shpejt.

Ka qenë dhe një orë, 4-5 që njerëzit kthehen nga puna, nuk jemi në situatën që qytetarëve t’iu kërkojmë ndonjë gjë jashtë normales, të kenë kujdes, ti shmangen lëvizjet në këto zona që përmenda aq sa munden", tha Qendro në Report Tv.

Ora 18:13
Rekord reshjesh në Tiranë, shiu i 2 muajve ra për 30 minuta sot në rrugët e kryeqytetit

1654783480_1654782710moti7.jpeg

Për 30 minuta mesatarisht sot ka rënë sasi reshjesh e barabartë me 2 muaj. Sasia e reshjeve ka qenë 22 milimetra për metër katror.

Ora 17:59
​​​​​​​Shiu dhe stuhia 'paralizojnë' Kuçovën, i gjithë qyteti pa drita, banorët: Askush nuk na dëgjon,jemi përmbytur disa herë

Kanë mjaftuar 2-orë shi i rrëmbyeshëm në formë stuhie që qyteti i Kuçovës të përmbytet.

Të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve. Qyteti është i gjithi pa drita,pasi nën ujë është edhe Nën/stacioni Elektrik (TEC-i). Prezenca e ujit në nën stacionin elektrik të qytetit,ka detyruar punonjësit të kryejnë stakimin e energjisë elektrike,pasi pjesa më e madhe e aparaturave janë nën ujë. Më problematike situata paraqitet në hyrje të qytetit,në dy rrugët përgjatë lulishtesh,në lagjet: Llukan Prifti,1 Maji,11 Janari,Tafil Skëndo etj.Disa banesa në lagjen "11 Janari" janë nën ujë,oborret janë përmbytur dhe uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive,duke lagur gjithçka.

Banorët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve por askush s'ju ka shkuar në ndihmë dhe të gjendur në këto kushte ata janë duke e larguar vetë ujin nga banesat,me pompa e fshesa. Banorët pohojnë se,përmbyten disa herë në vit por askush nga pushteti vendor nuk vjen ti shoh e ti ndihmojë.

"Jemi përmbytur disa herë,uji edhe sot na hyri brenda në shtëpi,na u lagën rrobat,mobilet dhe pajisjet elektro-shtëpiake.Si ka mundësi që askush nuk vjen të na shohë dhe ti japë zgjidhje kësaj situate të bllokimit të kanalizimeve? Na kanë hyrë ujërat e zeza në shpi pasi janë çarë tubacionet,si di vejë ky halli janë"'-,shprehen banorët e lagjes "11 Janari".

Ora 17:08
Moti i keq prek edhe Librazhdin, reshje të shumta shiu! Ja si paraqitet situata

 

Moti i keq ka prekur edhe zonën e Librazhdit, ku ka pasur reshje të shumta shiu, megjithatë situata paraqitet nën kontroll.

Deri tani pa asnjë problematik përsa i përket ndonjë sasi uji në rrugë apo përmbytje. 

Në Elbasan situata paraqitet e qetë deri në këto momente.

 

Ora 17:01
Lana del nga shtrati, OSSH stakon energjinë në disa lagje

1654784198_Sequence03.00000424.Still020.jpg

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë pasditen e sotme kryeqytetin, operatori i sistemit të shpërndarjes ka stakuar tre fidera me kërkesë të policisë si masë sigurie. OSSH bën me dije se është kufizuar furnizimi me energji elektrike në zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.

“Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie. Këto linja furnizojnë pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj. Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat. Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat”, thuhet në njoftimin e OSSH.

Ora 16:30
Moti i keq/ Një tjetër rrufe godet një banesë në Razëm

Një tjetër rrufe ka goditur një banesë, e cila është djegur, por nuk ka pasur viktima. Banesa është në pronësi të Flamur Hoxhës, por ka vetëm dëme materiale.

Ora 16:11
Lana del nga shtrati në Tiranë, përmbyten rrugët kryesore (VIDEO)

 

Në Tiranë Lana ka dalë nga shtrati pas shirave të rrëmbyeshëm prej disa orësh. Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë se si Lana është bërë njësh me bulevardin në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Ora 16:10
Reshjet e dendura te shiut, përmbytën një ditë më parë spitalin e Beratit! Pamje nga momenti i pastrimit

Kati i parë i spitalit rajonal të Beratit është përmbytur nga reshjet e shumta ditën e djeshme. Ndërsa pjesa para është një nivel me rrugën për efekt shpejtësie për shërbimin ndaj pacientëve.

1654784195_b.jpg

1654784348_1cfdbedbed124c25a2e85cbba630da2e.jpg

Ora 15:57
Momenti, ja kur rrufeja godet një pallat në Sarandë (VIDEO)

 

Një pallat është goditur nga rrufeja në Sarandë. Report Tv siguron momentin kur është goditur nga rrufeja, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

"Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.   Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar policia në lidhje me këtë ngjarje. 

Ora 15:46
Malësi e Madhe, bie rrufeja dhe merr flakë banesa në fshatin Dedaj, ndërron jetë një person

 

Moti i keq i ka marrë jetën një Arben Ivanajt në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një banesë është përfshirë nga flakët dhe sipas të dhënave zjarri ka rënë si pasojë e një rrufeje. Zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, cili si pasoje e plagëve te marra nga zjarri, ka ndërruar jetë në spital. Viktima po qëndronte në banesën e komshiut të tij. Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

"Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç. Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar policia. 

Ora 14:50
Mjaftojnë 2 orë shi, përmbyten rrugën e Gramshit (VIDEO)

 

Reshjet e dendura të shiut që kanë pushtuar vendin tonë, kanë sjellë problematikat e para në qytetin e Gramshit.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se kanë mjaftuar 2 orë shi që rrugët e qytetit të Gramshit të përmbyten.

Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, më problematike kanë qenë rrugët brenda lagjeve, por edhe rruga kryesore e qytetit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 09/06/2022 18:29

    Presim sufllaqet të thonë që fajin e ka shiu se ra me forcë.

    Përgjigju
  • Matteo Messi: 09/06/2022 16:57

    Hers tjetr Min Financavet tparashikoj ma shume fonde per Ujsjelles Kanalizimet se i ka lan me Kacidhe

    Përgjigju
  • Drini: 09/06/2022 16:30

    Erion Instalacioni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?