Fundjavë në bregdet, shqiptarët e Kosovës 'dynden' në Shqipëri! 16 mijë udhëtarë hynë nga Morina

7 Prill, 21:49| Përditesimi: 8 Prill, 12:29

  • Share

Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht këtë vit pritet që sezoni turistik në vendin tonë të jetë i mbarë.

Si çdo vit shqiptarët e Kosovës edhe këtë sezon do të  jenë të shumtë për nga numri. Kjo referuar edhe numrit të hyrjeve nga dogana e Morinës.

Rreth 16 mijë shtetas nga Kosova dhe 6 mijë mjete kaluan në Shqipëri këtë fundjavë duke shënuar një numër të lartë të hyrjeve në prag të fillimit të sezonit turistik ndërkohë që bregdeti po preferohet jo vetëm për plazh por edhe për peshkim.

Edhe turistë nga vende të rajonit si Serbia thonë se ujërat e bregdetit shqiptar kanë vlera kurative në shëndet ndërsa veçojnë si te preferuar për pushime Durrësin.

Në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë këtë fundjavë nuk pati radhë apo pritje. Kjo edhe nga zbatimi i marrëveshjes së dy qeverive për lëvizje të lire pa kontrolle gjatë fundjavës e cila për vitin e tretë të zbatimit do të aplikohet gjatë gjithë ditëve të sezonit turistik 2024.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nini bules: 08/04/2024 12:22

    Po kta sikur thoshin sa te ba hiqen vizat dhe do ti bejm pushimet ne evrope. Akoma ktej vijn dhe pastaj na shajne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?