Anita Likmeta

Sociale
Drejt Punës

Shqiptaro-italiania, Anita Likmeta 'pushton' Evropën, Corriere della Sera: Ndër 50 italianët frymëzues në inovacion

6 Shtator 2021, 11:25| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 11:28

  • Share

Anita Likmeta triumfon sërish të renditet ndër 50 italianët më të fashmëm në Evropë në fushën e novacionit. 34-vjeçarja shqiptaro-italiane ja ka dalë mbanë të shkëlqejë në fushën e saj krahas emrave të njohur të shkencës së teknologjisë dhe novacionit në Itali, duke u bërë frmëzuese në të gjithë Evropën.

Pas vlerësimit që iu bë disa javë më parë nga StartupItalia e cila e renditi Anita Likmetën ndër 150 gratë e pandalshme në Itali, në listën e sotme të publikuar nga gazeta "Corriere della Sera", ajo ka rrëmbyer një tjetër vlerësim të madh, për punën e saj si inovatore në fushën e startupeve.

Në artikullin  e saj të kësaj të hëne,  me titull "Pesëdhjetë italianë në Evropë për inovacion", gazeta e njohur italiane "Corriere della Sera" ka publikuar listën me 50 emrat më të njohur në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Evropë.

Anita Likmeta, e natyralizuar italiane por me origjinë shqiptare (ajo ka lindur në Durrës), është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze Inspiring Fifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.

Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori  shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.

Përzgjedhja e Anita Likmetës, sipërmarrëse dhe anëtare e Confindustria Giovani në Itali, u bë nga një juri prestigjioze e përbërë nga Diego Della Valle,

(President i Tod's SPA), Luca Colombo (Drejtor i Facebook Itali), Diego Piacentini (Komisioneri qeveritar për transformimin dixhital Italiane dhe Ish Nënkryetar i Amazon), Fabio Vaçarono (ZvPresidente e Google), Silvia Candiani (CEO e Microsoft Italy), Francesca Zarri (Drejtori Teknologjik ENI), Barbara Cominelli (CEO JLL Italia), Carlo d'Asaro Biondo (Nënkryetar Ekzekutiv - Partneriteti, Aleancat Telecom Italia SPA dhe CEO Noovle), Laura Cioli (Drejtor joekzekutiv në Mediobanca, Autogrill, Brembo, Sofina), Ferruçio Resta (Rektor të Politecnico të Milano-s dhe President i CRU (Konferenca e Rektorëve të Universitetet Italiane)), Gianmario Verona (Rektor i Universitetit Boçoni), Giovanna Iannantuoni (Rektore e Universitetit të Milanos Bicoça), Francesco Ubertini (Rektor i Universitetit të Bolonjës), Paola Severino (Zv Presidenti i LUISS), Elisabeth Robinson (Bashkëthemeluese dhe Nënkryetare, Indaco Venture Partners SGR), Raffaele Mauro (Partner i Përgjithshëm, Primo Space Fund), Barbara Poggiali (Anëtare e Pavarur e Bordit të administrim dhe menaxher i lartë) dhe Paola Bonomo (jo drejtor ekzekutiv, këshilltar, investitor)

Artikulli i Corriere della Sera
 

Komento

Komente

  • Oroq: 07/09/2021 12:18

    Kjo qenka nje yll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?