Shqiptarja që bën analizat COVID në Gjermani: Po marrim edhe gjakun për studimin e vaksinës

11 Prill 2020, 13:04| Përditesimi: 11 Prill 2020, 18:02

  • Share

Denisa Vrapi është një shqiptare e cila në këto ditë të vështira që gjithë bota po kalon me pandeminë COVID-19, është në krye të detyrës. Ajo punon laborante në një laborator privat që merret me analizat për koronavirusin në landin Konstanz në Gjermani, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore publike atje.

Në një komunikim me Skype për Report Tv, Denisa Vrapi thotë se tamponi merret në një çadër jashtë spitalit ku priten të gjithë të dyshuarit, dhe më tej dërgohet në laboratorin provat. Testimi sipas saj kryhet falas pasi gjithçka rimbursohet nga shteti për ata që janë të siguruar.

Ajo thotë se për të ecur përpara me studimet për gjetjen e vaksinës, tashmë pacientëve të dyshuar po u merret edhe gjaku përmes serumeve. Nisur nga ky fakt, laborantja shqiptare thotë se testimet kohët e fundit janë shtuar më shumë, edhe tek ata që kanë simptoma më të lehta. Sipas saj kjo duhet edhe për statistikë për të parë që "sa përqind e popullsisë mund të jetë me simptoma të lehta, dhe për të balancuar edhe kërkimin shkencor, sepse merret njëkohësisht edhe gjaku i pacientit për studimin e vaksinës". 

"Fillimisht testi bëhet për raste të dyshua me kontakte, apo ata me simptoma, por tani kanë filluar testime edhe nga individë që kanë shenja të lehta. Merret ky tampon për të parë që sa përqind e popullsisë mund të jetë me simptoma të lehta, dhe për të balancuar edhe kërkimin shkencor, se marrin njëkohësisht edhe gjakun dhe serumin e pacientit për studimin e vaksinës. Por duhet të kenë shenja, jo çdokush mund të shkojë për të bërë testin. kush do me dëshirë, e paguan vet, kurse pjesa tjetër është e kompensuar nga shteti për njerëzit që janë të siguruar. Minimalisht bëhen 300 teste në ditë, mesatarisht 400 në ditë. Ka ardhur numri në rritje. Kohët e fundit kemi filluar të bëjmë edhe serumin, për të parë numrin e antikorpeve të krijuar dhe në studim e sipër edhe për vaksinën që mund të kemi ndoshta vitin tjetër se tashmë jemi ende në studime", tha ajo

Në Gjermani janë mbi 100 mijë të prekur dhe 2500 viktima deri më tani.

"Është e vërtetë që numri është rritur unë ndodhem, kryesisht jam e përfshirë në bërjen e analizave, nuk është se e marrim ne tamponin, ai merret në spital, dhe spitalet nuk i pranojnë brenda në ambientet e spitalit, por kanë krijuar një çadër jashtë spitalit, ku pacientët e dyshuar, mostra u merret aty, mblidhen dhe sillen në një laborator privat që e bën në bashkëpunim me spitalin publik. Masat janë marrë dhe zbatohen nga vetë pacientët. Njerëzit janë vetë të disiplinuar, masat janë marrë, janë pak a shumë të njëjtat masa si në Shqipëri. Njerëzit nuk duhet të dalin më sh se dy veta dhe duhet të jenë anëtarë të një familje, kryesisht duhet të jenë 1, distanca 1.5 - 2 metra, dhe kjo distancë ruhet. Nëse shihen grumbullime mbi 2-3 veta, gjoba varion nga 100 deri në 1 mijë euro. Ka edhe individë të papërgjegjshëm si kudo. Në supermarkete duhet të dalë dikush pastaj të hyjë tjetri Dy javët e fundit po zbatohen tamam, se dy javët e para e morën si lehtë, duke pasur atë vetëbesimin që gjermania e ka pjesën e shëndetësisë shumë të zhvilluar", - shpjegoi Denisa Vrapi.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?