Inxhinierja shqiptare Mira Murati dhe Bill Gates

Shqiptarja Mira Murati krah për krah me Bill Gates në 10 vjetorin e programit Code Tech Education

28 Tetor 2023, 17:59| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 18:07

  • Share

Nuk janë të paktë shqiptarët që kanë qenë faktorë në faza të ndryshme të historisë globale, duke mos munguar kështu as sot, në epokën e teknologjisë.

Inxhinierja shqiptare Mira Murati është ndër titullaret kryesore në kompaninë OpenAI, kompani e cila ka kontribute të mëdha në zhvillimin e inteligjencës artificiale, duke bërë kështu që shqiptarja Murati të klasifikohet në mendjet më të ndritura të epokës sonë.

Së fundmi, Murati ishte e pranishme në eventin e 10-vjetorit  të platformës Code.org, krah për krah me themeluesin e Microsoft dhe filantropin e shumënjohur Bill Gates.

“Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, bëjini gjërat të përshtaten me mjetet e reja. Kodimi është më i arritshëm se kurrë më parë”, është shprehur Murati gjatë këtij eventi.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 08/11/2023 09:42

    Kjo ka qene gjimnaziste kur eshte larguar nga Shqiperia por kurre nuk ka folur per origjinen e saj dhe deri tani s’ka bere asgje per Shqiperine (te beje bamiresi, te hape shkolla ose thjeshte te dergoje nje mesazh inkurajues per te rinjte). Kjo eshte shqiptare nga rastesia. Migjeni ka pasur gjak malazez por ka shkruar gjithe jeten ne shqip (dhe cfare veprash ka lene). Ai ishte shqiptar jo nga rastesia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?