Shqiptari vret ish-gruan në Gjermani, i shkoi në vendin e punës dhe e qëlloi për vdekje! U kap në tentativë për t’u arratisur

22 Janar 2023, 16:10| Përditesimi: 22 Janar 2023, 16:16

  • Share

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është raportuar një ditë më parë në Markdorf të Gjermanisë ku një shqiptar ka vrarë ish gruan e tij për vdekje dhe më pas tentoi të arratisej.

Ai u arrestua pasi u largua me shpejtësi nga vendi i punës i ish gruas së tij, nga ku kreu aktin e tmerrshëm. Shqiptari ishte në gjendje të dehur kur mbërriti në ambientin ku punonte viktima, të cilën e ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vdekur në vendngjarje.

Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe motivi i krimit është ende i paqartë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?