Dritan Gjika

Shqiptari që drejton kartelin e drogës Kolumbi-Ekuador-BE, nën hetim për pastrimin e 31 milionë dollarëve

18 Prill, 22:12| Përditesimi: 18 Prill, 22:18

  • Share

Shqiptari Dritan Gjika, i cili konsiderohet edhe si një prej drejtuesve të mafies të trafikut të drogës Kolumbi, Ekuador dhe BE po hetohet edhe për pastrimin e 31 milionë dollarëve.

Prokuroria në Ekuador e lidh pikërisht shqiptarin Dritan Gjika dhe katër persona të tjerë me pastrimin e kësaj shumë të madhe parash.

Së bashku me Gjikën, i përmendur si drejtues i mafies shqiptare që vepronte në vend, janë të lidhur katër persona: Mario S.; Carina E.; Carlos G.; dhe Pablo H.

Sipas prokurorisë Dritan Gjika dhe katër persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve.

Shtatë kompani apo persona juridikë janë gjithashtu duke u hetuar. Ndaj tyre gjyqtari ka urdhëruar masë arresti, sekuestrim të pasurisë dhe bllokimin e llogarive, raportojnë mediat në Ekuador.

Më 7 shkurt, policia së bashku me prokurorinë, arrestuan Julio L., Jonnathan L., Bryan L., Javier C. dhe Teresa P. si rezultat i operacionit ‘Pampa’, i cili i zhvillua në disa qytete të Ekuadorit si dhe në Spanjë.

Sipas Prokurorisë, përmes informacioneve konfidenciale u mësua se në qytetin e Guayas, ndodhej një kompani transporti e dedikuar për transferimin e parave dhe substancave të paligjshme përmes kamionëve.

Po ashtu në Guayas, Los Ríos, Cotopaxi dhe Santa Elena, vepronte një organizatë kriminale e dedikuar për pastrimin e parave të trafikut të drogës, e drejtuar nga Dritán Gjika dhe qytetarë të tjerë.

Për këtë u krijuan disa kompani të dedikuara për eksportin e produkteve bujqësore (kryesisht banane), blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, prodhimin e mishit dhe kanabisit.

Këta shtetas kanë vënë pasuri të ndryshme si makina luksoze dhe pasuri të paluajtshme si toka, shtëpi, zyra, magazina dhe parkingje në katër provinca të vendit, sipas hetimit tatimor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?