Shqiptari nga Kosova lë SHBA për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arrën më të kërkuar në botë: Mbështetje e madhe nga banorët, por jo nga shteti

10 Prill 2023, 18:16| Përditesimi: 10 Prill 2023, 19:34

  • Share

LEZHË- Një sipërfaqe e madhe toke të cilën e kishin mbuluar ferrat në zonën e quajtur Fang mes kufirit ndarës të Lezhës dhe Vaut Dejës u punua për herë të parë në vitin 2014-të. Hysni Syla, një shqiptar i Kosovës pas 30-viteve punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi të investojnë miliona USD në Shqipëri.

64-vjeçari ka mbjellë 100 hektarë tokë me arra që së shpejti do të japin prodhimin. Bëhet fjalë për 30 mijë rrënjë arra “cangler” e cila aktualisht është më e kërkuara në botë, një investim që ka kapur vlerën e 2.5 mln dollarëve. Ky investim pritet t’i marrë frytet e para pas 4 vitesh kur dhe pritet të dalë prodhimi në treg.

“Në SHBA jam prej 30 vjetësh. Kam qenë i përndjekur politikisht në Kosovë dhe fati e deshi që të shkoj në Amerikë dhe të marrë shtetësinë amerikane. Një shoku im e kishte marrë këtë tokë për 99 vjet. E vendosëm, më pëlqeu dhe vendosëm që të bëjmë diçka të mirë dhe për zonën dhe për ne nëse del fitim. Për momentin 100 hektarë”, tha shqiptaro-amerikani, Hysni Syla.

Mbjellja e plantacioneve me arra në këtë tokë të pashfrytëzuar asnjëherë ka qenë shumë e vështirë.

“Kemi hequr shumë për ta punuar. Ka qenë e vështirë. Toka e papunuar asnjëherë më parë. Lagështira e dimrit dhe thatësira e verës. Morëm plehun e bagëtive dhe kemi hapur dhe një rezervuar për ujitje. Shpenzime të mëdha kolosale, por shpresoj të dalë në prodhim. Arra është  kaliforniane dhe po bashkëpunojmë me specialistë turq për ta nxjerr në prodhim”, tha ai.

Agronomët e ardhur nga Kosova po kryejnë shartimin e fidanëve.

“Kjo ka qenë tokë djerr ka dashur investim i madh është dashur të bëhet liqeni, gjatë dimrit denrazhimi. Investimi është i madh ka investuar shumë në fidanë dhe s’kanë dalë ato që ka prit. Ndaj sot po bëhet shartimi i fidanëve. Unë besoj të kushteve klimatike dhe nuk ka probleme me ngricat unë besoj do të ketë sukses, edhe investimet. Investimeve të tilla janë largpamëse ka vend mirëpo klima politike disfavorshme”, tregojnë ekspertët.

Investitori Hysni Syla thotë se në këtë vend ka gjetur një mjedis të ngrohtë dhe mirëkuptimin e banorëve, por aspak mbështetjen e shtetit shqiptar.

“Fatkeqësisht s’kemi pasur asnjë mbështetje nga shteti. Në Kosovë do kishte pasur mbështetje.  Më pëlqen zona, i dua këta njerëz me shpirt. Nuk i kanë harruar traditat e vjetër. Janë mikpritës”, tha shqiptaro-amerikan, Hysni Syla.  

Teksa ka vendosur ta kalojë pleqërinë në Shqipëri, Hysni Syla ka dhe një mesazh për të rinjtë që po braktisin vendin.

“Pleqërinë do ta kaloj këtu. Për të rinjtë më vjen keq që nuk e gjejnë veten, por të kenë durim”, tha Syla. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi25252: 12/04/2023 10:33

    Ky vllau , pse nuk merr agronomë Shqiptar ? Shqipëria ka agronomë shumë të mirë . Me agronomët vendas do i dalë dhe më mirë dhe më lirë

    Përgjigju
    • Agron: 13/04/2023 13:24

      Po shqipetare jane edhe keta nga Kosova :)

  • Scutari: 11/04/2023 07:19

    Investimi është i madh ka investuar shumë në fidanë dhe s’kanë dalë ato që ka prit. Ndaj sot po bëhet shartimi i fidanëve.....dmth këtij i'a kanë futur që me fidanët që i kanë shitur dhe kërkon subvencione nga paratë e taksapaguesve, sepse edhe kur do të nxjerrë fitimet, me taksapaguesit do t'i ndajë. ...suksese të uroj!

    Përgjigju
  • Tosi: 11/04/2023 00:55

    Je shoku vet e kishte marre me qera ne shtet per 99 vjet... te jete Frroku valle apo Doshi, Pjerini apo Dylberi?? Kalojeni cik nga sektori Tikut coc ka ndonje pisllik ketu.

    Përgjigju
  • Loku: 10/04/2023 22:32

    Kokrra e mashtruesit. Nje Hajdin Sejdi me shume, pfff...

    Përgjigju
  • Drini: 10/04/2023 21:13

    Bravo!Je i madh, je hero, je shembull. Te ecte mbare biznesi

    Përgjigju
  • Shteti: 10/04/2023 21:12

    Do ja blejmë të gjithë prodhimin e tij me 2-fishin e cmimit dhe do e ndihmojmë se nuk ka treg.

    Përgjigju
    • Kshteja: 11/04/2023 07:19

      Tre fish ose kater fish tja blejm vec mos t hikje muti

  • LORA: 10/04/2023 20:02

    C'fare mbeshtetje nga shteti shqiptar kerkon ky kosovari-amerikan,,,kur ende nuk ka marre prodhim nga fidanet e mbjelle?

    Përgjigju
    • Lezha: 10/04/2023 22:45

      Ka marre specialist turkovar na boni me qesh se pak agronoma shqiptare ka

    • O loraaa: 10/04/2023 21:37

      Po nuk don ndihm me shit arren se i meti ne der , ndihm per fidanet plehun token gjitha

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?