Antonio në redaksinë në Reportpistoia

Shqiptari në Itali denoncon në polici: Më akuzojnë për hajdut! Jetoj prej vitesh me familjen, por po na diskriminojnë

9 Janar 2023, 11:55
  • Share

Një shqiptar në Itali i është drejtuar autoriteteve italiane se akuzojnë padrejtësisht se ka kryer vjedhje. Antoinio MN, ka bërë ankesë te karabinierët e komunës së Aglianës pasi thotë se kanë qenë viktimë e veprave me motive racore.

Shqiptari, i cili prej vitesh jeton në Itali me familjen e tij prej vitesh ka rrëfyer ngjarjen për gazetën italiane “Reportpistoia”.

Ai thotë se e një grua e ka denoncuar për vjedhje në një lokal mëngjesin e 26 nëntorit për shkak se e kuptoi se ishte shqiptar, madje ai tregon se i kanë ofenduar dhe bashkëshorten.

“Gruaja ime kishte nënshtetësi italiane dhe vajza ime ka lindur në Itali. Kam bërë një ankesë për të mbrojtur familjen time,” u shpreh ai.

Në denoncimin e paraqitur në stacionin e karabinierëve, qytetari denoncoi një ngjarje të ndodhur mëngjesin e 26 nëntorit në një lokal në Agliana.

“Një zonjë më akuzoi se isha hajdut, se lëkura ime nuk ishte e njëjtë me lëkurën e saj. Ai ofendoi edhe gruan time. Isha i shtangur dhe i hutuar”.

Vepra të cilat, shpjegon ai, kanë ndodhur disa herë në harkun kohor të disa ditëve.

Antonio vazhdon:

"Unë gjithashtu informova Palazzo Chigi, zyrën kundër diskriminimit racor, për incidentin."

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?