Shqiptari i arrestuar, Gazment Asllani

Shqiptari në Angli bie në kurthin e agjentëve kundër pedofilëve, priste të takohej me një 13 vjeçare (VIDEO)

1 Shkurt, 16:11| Përditesimi: 1 Shkurt, 16:17

  • Share

BRITANI E MADHE- Një shqiptar është arrestuar nga policia britanike në kuadër të një aksioni të skuadrës së vigjilentëve kundër pedofilëve.

Emigranti shqiptar, Gazment Asllani është kapur në flagrancë nga policia pasi ra në grackën e agjentëve që shtireshin si minorenë nëpër faqet online të përdorura nga pedofilët.

Gazment Asllani mendonte se ishte duke folur me një 13 vjeçare por në fakt personi pas kompjuterit ishte një prej anëtarëve të skuadrës së vigjilentëve kundra pedofilëve. I gjithë momenti i përballjes së tij me agjentët është regjistruar me pamje filmike ndërsa emigranti shqiptar dëgjohet teksa thotë “Ju lutem më falni, kam paguar shumë para për të mbërritur këtu. Do të më përzënë përgjithmonë”.

Asllani më pas është arrestuar nga policia, e cila po heton të gjitha materialet e mbledhura kundër tij, nga skuadra lokale e vigjilentëve kundër pedofilëve.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 10/02/2024 23:52

    Cfare surratit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Shqip: 05/02/2024 20:50

    Hidheni ne oqean rrobqirin.

    Përgjigju
  • Miri: 01/02/2024 18:49

    Ky do var ne kanop

    Përgjigju
  • Tao: 01/02/2024 16:22

    Fytyrë këllira, duket që është impotent me të rritura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?