Gazmen Hashani

Shqiptari me fat i Kanadasë, fiton 1 milion dollarë në lotari

18 Nëntor 2022, 22:50| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 22:58

  • Share

Një 49-vjeçar shqiptar, Gazmen Hashani,  baba i tre fëmijëve ka fituar një milion dollarë në shortin Lotto Max më 18 tetor në Kanada. Ai tha se kur shkoi në dyqan për të kontrolluar biletat e tij dhe pa se bileta e tij ishte e fundit ishte fituese, nuk po e besonte.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep.”

Ai priti që gruaja e tij të vinte në shtëpi për t'i treguar asaj lajmin e madh.

“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”. 

49-vjeçari planifikon të paguajë një paradhënie për të blerë një shtëpi për familjen e tij.

“Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë, një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, përfundoi ai.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bepi: 19/11/2022 02:22

    ????fantastike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?