Pakot me cigare kontrabandë të sekuestruara në aeroportin e Lutonit, Britani

Shqiptari kapet në aeroportin anglez me 1700 pako me cigare, ishin kontrabanduar nga Rinasi

10 Qershor, 14:53| Përditesimi: 10 Qershor, 15:56

  • Share

Tirane - Një shqiptar është ndaluar në aeroportin e Lutonit, në Britaninë e Madhe pasi në çantë iu gjetën 1700 pako me cigare kontrabandë.

Policia thotë se 38 vjeçari nga Burreli kishte kaluar nga aeroporti i Rinasit.

Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar E. M., 38 vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas” informoi sot policia e shtetit.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Paketa” ishte si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit

Pakot me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
 

Ora 15:52
Tentoi të kalojë kontrabandë 35 kg duhan të grirë në Kapshticë, arrestohet i riu

1714836870_kapshtice.jpg

Policia Korçës ka arrestuar një 25-vjeçar banues në Selanik. Sipas policisë të riut në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në valixhen e tij, i janë gjetur 35kg duhen i grirë, i dyshuar i kontrabanduar.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve, i DVKM Korçë, arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 25 vjeç, banues në Selanik, Greqi, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në valixhen e tij, shërbimet e Policisë gjetën rreth 35 kg duhan të grirë, i dyshuar i kontrabanduar. Sasa e duhanit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?