Shqiptari i ikën policisë dhe hedh rrugës dy çanta me kanabis, arrestohet në Janinë

16 Shkurt 2020, 12:11| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 12:13

  • Share

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë në Janinë pasi është kapur duke transportuar drogë me makinën e tij. Shqiptari nuk i ishte bindur policisë që në kufirin greko-shqiptar, ndërsa është kapur pranë Zitas në Janinë. Sapo ka parë policinë shqiptari ka shtuar shpejtësinë dhe ka ikur për disa kilometra.

Ai dhe pasagjeri gjatë kësaj ikje kanë hedhur edhe dy çanta të mbushura me kanabis. Pas ndjekjes policia ka arritur ta arrestojë ndërsa pasagjeri ka mundur të largohet me shpejtësi. Në çantat që shqiptari hodhi gjatë rrugës janë gjetur katër pako të mëdha me 36 kg kanabis. Ndërkohë atij i janë gjetur edhe një sasi prej 240 eurosh. Ndërkohë makina rezultoi i marrë me qira ne Greqi.

Komento

Komente

  • Muhamet Qyrrashi: 16/02/2020 13:55

    Tani eshte dimer dhe fshataret nuk kanë pune në ullinje e portokalle. Tani transportojne canta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?