Shqiptari humbi jetën teksa punonte në ndërtim, tubim në Itali: Drejtësi për babanë e dy fëmijëve

18 Mars, 08:11| Përditesimi: 19 Mars, 01:09

  • Share

Një muaj më parë, shqiptari Edison Malaj humbi jetën në Itali, në vendin e punës ku ai punonte.55 vjeçari ishte babai i dy fëmijëve dhe prej 25 vitesh jetonte dhe punonte në ndërtim në Cosenza të Italisë. Ai humbi jetën më 18 shkurt 2024 teksa punonte, pasi një masiv betoni u shkëput nga vinçi duke e zënë poshtë dhe duke ndërruar jetën në vend.

Mbrëmjen e djeshme, 1 muaj pas vdekjes, shqiptarë që jetojnë atje, por edhe italiane të zonës kanë mbajtur një tubim me pankarta duke kërkuar që të merren masa për kushtet e punës. Edison Malaj ishte babai i dy fëmijëve Sarës, 29 vjeçe, dhe Gabrielës, 19 vjeçe.

“Shpresojmë që drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe ky është një hap i parë”, tha Sara, vajza e punëtorit që humbi jetën.

“Babi ishte një njeri solar, e donin të gjithë dhe nuk thoshte kurrë jo”,  kujtoi Sara, duke falënderuar të gjithë ata që u bashkuan me protestën e tyre.

Për ngjarjen po kryhen hetime, ndërkohë që prokurorët e çështjes ende nuk kanë dalë në konkluzionin nëse kompania që kryente punimet respektonte të gjitha rregullat e sigurisë. Nën hetim për ngjarjen vijojnë të jenë pronari dhe dy përgjegjës të kompanisë

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?