Shqiptari godet grekun me thikë  në Sparta, i plagosuri rëndë dërgohet urgjent në spitalin e Athinës! Shkak i konfliktit dyshohet trafiku i drogës

8 Gusht 2022, 09:11| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 09:12

  • Share

Një grek, i cili pas një debati me një shqiptar në sheshin qendror të Spartës , pasditen e së shtunës, për shkak të plagëve të rënda që ka pësuar nga goditja me thikë, është dashur të dërgohet në një spital në Athinë.

Përplasja mendohet se ka lidhje me çështje të trafikut të drogës. Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur kur viktima ka debatuar me shqiptarin dhe ky i fundit ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka goditur vazhdimisht duke e plagosur rëndë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë vënë në pranga të huajin dhe e kanë sjellë në Sigurim.

Viktima u dërgua me autoambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë. Ndaj shqiptarit është ngritur një dosje për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?