Shqiptarët zgjedhin rajonin për festat e fundvitit, bie ‘zbarkimi’ drejt Evropës! Operatori turistik: Shkak, rritja e çmimeve

12 Dhjetor 2022, 16:08| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 16:13

  • Share

Shqiptarët kanë nisur të bëjnë rezervimet për të kaluar  natën e ndërrimit të Viteve jashtë kufijve. Por me rritjen e çmimeve, si të biletave të fluturimit por edhe të qëndrimit në hotele, sytë i kanë hedhur nga rajoni i afërt.

Sipas operatorëve turistik, të rrallë janë ata që kanë zgjedhur fundvitin e luksit.

“Mund të ketë destinacione të tilla të organizuara afër siç është Mali I Zi që ka oferta për 2 netë të gjitha të përfshira 189 euro ku përfshijnë edhe concert, muzik live  dhe all inclusive deri në Dubai me kroçere që shkon gati 1200 euro të përfshirë udhëtimin , kroçeren, 3 vaktet në kroçere apo dhe vizitat e ndryshme që bëhen në Dubai, Abu Dhabi me kroçere.”- tha Besnik Vathi.

Besnik Vathi, operator turistik thotë se rritja e çmimit të karburantit, ka shtuar edhe koston për pushimet në destinacione të afërta, që ofrojnë edhe transportin.

“Në përgjithësi çmimet e festave të fundvitit në raport me periudhën tjetër janë më të larta. Kuptohet që diferenca nuk është aq e madhe sa të bëhet diferenca e papërballueshme, por çmimet e hoteleve janë rritur apo dhe çmimet e transporteve me autobus.”- u shpreh më tej ai.

Resorte me ski, mbrëmje gala në Ballkan; paketa turistike 3-4-ditore në qytete europiane, si edhe  alternativa të tjera për vende ekzotike janë disa nga prenotimet online që shqiptarët kanë bërë deri më tani, ende pa ardhur mesi i Dhjetorit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?