Shqiptarët ‘vrasin’ stresin e pandemisë me kafe dhe cigare, Dogana: Vetëm në tetor u importuan 980 ton kafe dhe 280 ton cigare

21 Nëntor 2020, 15:36| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 18:44

  • Share

Qytetarët shqiptarë stresin e shkaktuar nga pandemia po mundohen ta mposhtin me kafe e cigare.

Teksa kemi hyrë në valën e dytë të COVID-19, ku numri i të infektuarve është çdo ditë në rritje, shqiptarët kanë rritur konsumin e këtyre dy produkteve. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton se në këtë periudhë qytetarët kanë rritur konsumin e kafes dhe cigares dhe për pasojë vetëm në muajin tetor janë importuar 980 tonë kafe dhe 280 tonë cigare.

Ky është niveli më i lartë i importit të këtyre produkteve gjatë këtij viti. Ndërkohë në raport me një vit më parë ne kemi importuar 415 tonë kafe më pak dhe 275 tonë cigare më pak. Krahasuar me 2019 rritje në import ka shënuar sasia e karburantit me 8 mijë litra më shumë.

Por nga ana tjetër virusi na ka bërë më të pastër. Referuar të dhënave importi i produkteve të higjienës përfshirë sapunin në muajin e kaluar ka arritur në mbi 50 mijë tonë.

Në vitin e kaluar vendi ka importuar 6.2 miliardë lekë produkte nga grupi i sapunët, agjentet me veprim te sipërfaqshëm, dhe preparatet larëse, ndërsa deri në muajin e kaluar të këtij viti ka importuar 6.7 miliardë lekë.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?