‘Shqiptarët të mos kenë nevojë as për Halila as për Elvisa’, emocionon Halil Kastrati: Vdekja të më vijë tani…! Ja rrëfimi i jashtëzakonshëm në N’kohë

22 Tetor 2022, 22:19| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 22:21

  • Share

Për herë të parë në një intervistë mediatike në Shqipëri, bamirësi Halil Kastrati ka bërë një rrëfim emocionues. Gjatë intervistës për emisionin ‘N’kohë’ me gazetarin Ermal Qori, Kastrati ka treguar arsyen se si u angazhua në këtë mision. 

“Jam i sprovuar, kam djalin autik edhe ndoshta gjithmonë them që ai është shkaktari kryesor  që më ka bërë ta marr këtë mision dhe  këtë aktivitet, dhe neve jemi njerëz e mund te gabojmë gjatë aktiviteteve tona. I kam thënë zotit gjithmonë nëse unë gaboj denomë mua, nëse ka meritë dicka, jepja djalit”-tha ai.

Nga Suhareka, Kastrati rrëfehu gjithçka lidhet me jetën e tij, ndërsa pyetjes se çfarë është më e rëndësishme për atë në këto momente, iu përgjigj me një deklaratë të fortë:

“-Ndonjëherë mendoj që ndoshta vdekja do të ishte më e lehtë me mire tani, e them këtë për mua personalisht, gjithmonë sepse ne jemi njerëz e ndoshta nesër mund të gabojmë e kjo është fytyrë, sa je lartë të duan çdo kush dhe ke autoritet…Nesër mund te biesh në kokërr të shpinës e unë kisha pasur dëshirën më të madhe që vdekja të më zërë kështu  qysh jam se e nesërmja nuk i dihet. Nga ana tjetër kisha pas dëshirë që Shqiptarët të mos kenë nevojë as për Halila e  as për Elvisa, gjendja  sociale e popullit tonë të përmirësohet”- përfundoi ai

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?