Shqiptarët solidarizohen me ndihma për ukrainasit, Bashkia Tiranë e Kryqi i Kuq në mbështetje të Ukrainës

3 Mars 2022, 19:30| Përditesimi: 3 Mars 2022, 20:12

  • Share

 Ashtu sikurse kjo stendë, mund të ndeshni disa në pika të ndryshme të kryeqytetit. Kjo është një fushatë sensibilizuese nga Bashkia Tiranë dhe Kryqi i kuq në mbështetje të popullit ukrainas që po përballet me agresionin rus.

Hajdar Shima, është një prej qytetarëve që u solidarizua me ndihma për ukrainasit gjatë ditës së sotme. E gjithë ideja nisi fill pas disa diskutimeve në familjen e tij.

“Me ndihmën e fëmijëve dhe të bashkëshortes menduam të mbledhim disa ndihma ndërmjet fillimit të rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit dhe u munduam mesa të kishim mundësi. Përderisa lufta atje po acarohet akoma, njerëzit janë pa bukë, pa ujë, ne të paktën solidarizohemi dhe të mbledhin sa më shumë ndihma, sa të kemi mundësi”, tha Hajdar Shima.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Anila Ruseti thotë se kjo nismë konsiston në ndihma të ndryshme ushqime dhe batanije nga qytetarë të thjeshtë. Ndërkohë bashkia do të nisë punën dhe për struktura akomoduese nëse do jetë e nevojshme.

“Të konsiderohet se është një ditë solidariteti masiv për të gjithë qytetarët e Tiranës për të sjell ndihmat e tyre, të cilat më pas pasi t’i kemi grumbulluar bashkë me Ambasadën e Ukrainës do të duhet t’i çojmë nëpërmjet një korridori humanitar që është vendosur tashmë drejt popullit ukrainas të cilët vazhdojnë të jenë akoma aty”, tha Anila Ruseti, nënkryetarja e bashkisë Tiranë.

Edhe Kryqi i Kuq Shqiptar po mbështet popullin ukrainas me mbledhjen e disa ndihmave monetare.

“Ne kemi menduar që duke qenë se jemi një vend pak larg kufirit ukrainas, të mbledhim disa të holla në disa prej shesheve kryesore, në partnerët tanë, shkolla, institucione ,universitete, kudo. Deri tani është shumë mirë, qytetarët janë sensibilizuar”, tha Cristian Cura, koordinator në kryqin e kuq.

Të gjitha e ndihmat e mbledhura do dërgohen në mbështetje të popullsisë civile ukrainase të prekur nga pushtimi i Rusisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 03/03/2022 19:51

    Bashkia ka marre nisme per te bledhur fonde per Ukrainen? Shume mire, vetem mos haroni ta publikoni shumen qe do mblidhet qe te shohin se sa mund te mbeshtesin bashkin qytetaret e saj. Nese do mblidhet 1000 euro do jete sukses i madh. Puna eshte se mos i vjedhin dhe ato se aty ne bashki ka plas hajdutlluku i madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?