Flamuri shqiptar në ballkon

Shqiptarët shpalosin flamurin kuq e zi në ballkone në shenjë solidarizimi për koronavirusin (FOTO)

14 Mars 2020, 15:22| Përditesimi: 14 Mars 2020, 15:29

  • Share

Ndërsa në Kinë rastet e të prekurve sa vijnë e pakësohen, Italia po përballet me vdekjet më të shumta të ditëve të fundit.

Kurse në Shqipëri numri I të prekurve ka shkuar në 38 që pas natës së 8 marsit ku u konfirmua pacienti zero.

Tashmë I gjithë vendi ndodhet në shtetrrethim dhe nuk lejohet lëvizja e njerëzve pa pasur një arsye madhore.

Nga shtëpitë e tyre disa banorë të pallateve kanë shprehur solidarizimin e tyre duke shpalosur flamurin kuq e zi në ballkon.

Të izoluar brenda në shtëpi ata kanë treguar shembull dhe mbështetje me anë të simbolit tonë kombëtar.

Banorët e Napolit, kanë qenë të parët që shpalosën flamurët tringjyrësh në ballkonet e tyre nën ritmet e këngëve.

Shqiptarët shpalosin flamurin kuq e zi në ballkone në shenjë solidarizmi për koronavirusin
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?