Kuksianët që lanë Shqipërinë për Londrën: Ndihemi krenarë për jetën më të mirë! Kthehemi shpesh por nuk gjejmë atë që shpresojmë

8 Mars 2023, 20:27| Përditesimi: 8 Mars 2023, 21:08

  • Share

Kukësi është një prej qyteteve më të prekura nga emigrimi masiv, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Shumica e tyre janë integruar plotësisht në shoqërinë britanike, duke kontribuar edhe me taksa tek autoritete britanike e hapur sipërmarrjet e tyre me të cilat mbajnë familjet, por kanë punësuar edhe persona të tjerë.

“Jam nga Kukësi, jam shkolluar në  Tiranë, kam mbaruar inxhinierinë e ndërtimit në Tiranë. Prej 3 vitesh kam ardhur në Angli. Punoj si inxhinier ndërtimi në një kompani lider në Britani. Miqtë e shokët që jam rrit në Kukës i gjeta këtu”.

“Kam një kompani time nuk është se jam shumë i suksesshëm, por jam i suksesshëm në rrugën time. Ndjehem krenar që paguaj taksat dhe kam kompaninë time”.

“Gjeta vështirësitë e para të jetës se nuk kisha zanat punova berber, mësova zanatin dhe sot prej 4 vjetësh kam dyqanin tim në zonën e Six me një skuadër prej 4 vetash”.

“Kam ardhur në 24 maj 1998 në Londër dhe kur erdha këtu erdha për një jetë më të mirë”.

Shumica kanë krijuar familjet e tyre dhe fëmijëve të lindur në Angli u kanë mësuar shkrimin dhe këndimin e gjuhës shqipe.

“Preferoj të flas shqip dhe fëmijët e mi unë ju flas shqip dhe të 3 fëmijët e flasin shqipen”.

Por pavarësisht se kanë arritur një stabilitet dhe garanci ekonomike, të gjithë e kanë mendjen e kanë të vendlindja nëse ndryshon diçka sado e vogël që t’u krijojë mundësinë atyre të rikthehen. Sipas tyre Kukësi, është vend i mikëpritjes së refugjatëve dhe jo i prodhimit të refugjatëve.

“Kam dy çuna që më kanë lindur në Angli, por kur kam ardhur nuk e mendova që do bëhesha familjar dhe do të shtoja popullsinë e Anglisë, por dua të shtoj popullsinë e Shqipërisë. Shkoj shpesh në Shqipëri, por nuk e gjej asnjëherë atë që mendoj por shpresoj. Kurbetin ta lavdrofshin e në të mos qofshin kanë thënë të moçmit tanë”.

Ndërkohë Kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka zhvilluar një takim me kuksianët në Londër. Ai u shpreh optimist se me investimet në infrastrukturë shumë kuksianë do të kthehen në vendin e tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ish emigrant ne angli: 09/03/2023 06:06

    Aman kur shesin men kuksianet qe mblidhen kok me kok neper pape apo berbehane dhe ne vene nje portret te skenderbeut me harten e shqiperis etneke Shumica e tyre neper shpia bari e kane koken

    Përgjigju
  • Zhvillim: 09/03/2023 01:31

    Kukesi ka nevoje per nje linje treni (Tirane - Kukes ) po ashtu rinia Kuksiane qe jeton ne UK te investoje me fabrika ne Kukes dhe mallrat e prodhuara/montuara aty ti shesë ne UK, pagat ne fabrike te jene te pakten 700-800€ muaj, po ashtu aeroporti Kukes duhet te kete linja te vecanta pra do menexhim te miirfillte , ne Kukes ka liqen mund te ofroni ndonje Britanik si pensionist ne Kukes , pra nese Kukesin nuk e ben Rinia e pas 2000 te lindur kush do ta bejë?! Kuksianet jane njerez puntor ka zona qe prodhojne Patate dhe duke pas dikur ish jugoslavine Kukesi ishte qytet kufitar por tani ka mdryshuar pasi kufiri me vellazerine Kosovare mund te jete vetem zhvillim per kukes dhe Prizren! Kukesi dhe kuksianet vetem ndonje fabrike dhe aeroporti mund ti zhvillloje por duhen linja te veçanta psh, Kukes- Malta , Kukes Athinë ose Kukes - Zagreb apo Kukes Luxemburg pra linja ndryshe ngaTIA dhe linja te tjera pervec se Anglia , ndaj edhe hekurudha Tirane- Mirdite Kukes - Prizren - Prishtine do ishte zhvillim per kukesin mbetet koha dhe aftesia per fabrika , psh pse mos te Prodhohet Range Rover ndonje seri makine ne Kukes ? Besoj me kohen gjerat rregullohen ne Kukes besoj edhe ish zonat antiatomike mund te restautohen dhe te behen muze sikur Bunkart , pra kjo tregon qe shqiperia ka nevoje per prodhim dhe per rritje standardi dhe investime te huaja te medha sic donte te shkonte Fiat ne Ballkanin Lindor ! Cdo gje behet por pa infrastrukture ska zhvillim

    Përgjigju
  • Agron: 08/03/2023 21:04

    Aman kur te ktheheni ne shqiperi shkoni ne kukes mos u sorollasuni neper tirane me makine me timon djathtas ,me nga nje mjeker te zeze,duke ngacmuar femrat rrugeve si cobanet kur zbresin ne qytet.

    Përgjigju
    • Hahah: 08/03/2023 21:37

      O gono ta hoksha zemren. Po ne kukes Nuk kan ke gacmojn Keshtu do vijn ne tiron Do tregojn nga jon e do ikin ne kukes prap. Buk djath domote e zemer te bardh. Do shkoj angli prap

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares