Shqiptarët 'pa frena' në Turqi, Cikalleshi me shokë i japin fitoren e pastër ekipit të tyre

3 Prill 2022, 17:15| Përditesimi: 3 Prill 2022, 17:20

  • Share

Shqiptarët udhëheqin drejt fitores ekipin e Konyaspor në Turqi. Përballë Goztepe, vendasit triumfuan pastër me rezultatin 3-0, ku ishte sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të të takimit. 

Më tej mesfushori Endri Çekiçi dyfishoi shifrat duke realizuar në minutën e 28-të të sfidës.

Ndërsa 'qershia mbi tortë' erdhi nga një tjetër shqiptar, por i përfaqësuese së Kosovës, Zymer Bytyqi, i cili realizoi në minutën e 71.

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?