Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

29 Shtator 2020, 15:59| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 16:00

  • Share

Me propozim të Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi qeveria malazeze ka miratuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, përdorimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe datën 28 nëntor si festë kombëtare për shqiptarët në Malin e Zi

Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi ka qenë një problem i vazhdueshëm dhe objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë.

Pas mosmarrëveshjeve të shumta, qeveria e Malit të Zi në nëntor të vitit të kaluar miratoi projektligjin për simbolet kombëtare të propozuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut.

Dënimet për shfaqjen e simboleve kombëtare në Mal të Zi janë pasojë e Ligjit për ruajtjen e qetësisë publike, i cili ishte në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën dhe parashihte dënime në rast se shpalosen simbolet e shteteve të tjera.

Në bazë të ligjit të Malit të Zi për rendin publik, një qytetar që tregonte publikisht një flamur, stemë ose simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitej me 100 deri 500 euro ose dënohej me burgim deri në 30 ditë.

Gjykatat në Mal të Zikanë ndëshkuar shumë shqiptarë në Tuz apo Ulqin për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?