Futbollistët shqiptarë të cilët luajnë në Europë

Shqiptarët në Europë! Më shumë se kurrë pjesë e Champions, Europa dhe Conference League

21 Shtator 2023, 14:26| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 14:29

  • Share

Rezultatet e kombëtares shqiptare jo më kot kanë qenë mbreslënëse kohët e fundit. Me fillimin e kompeticioneve europiane rezulton se 16 futbollistë kuqezinj marrin pjesë në ndeshjet që luhen në mesjavë. Sigurisht duke filluar nga Champions League që këtë sezon marrin pjesë 3 futbollistë të kombëtares.

Kristjan Asllani i cili luan me Interin dhe që kundër Real Sociedad u preferua titullar nga Simone Inzaghi. Arbnor Muja pjesë e Antëerp në Belgjikë, i cili ishte nga minuta e parë kundër Barcelonës si dhe Elseid Hysaj pjesë e Lazio-s, por që Sarri nuk e aktivizoi në ndeshjen e parë kundër Atletico Madrid.

Europa League- Sot është radha e Ligës së Europës, teksa do të luhen ndeshjet e para të fazës së grupeve, aty ku janë pesë futbollistë shqiptarë që do të luajnë. Berat Gjimshiti si pjesë e Atalantës, teksa mbrojtësi do të sfidojë polakët e Rakov.

Qazim Laçi është një tjetër kuqezi, i cili do të ndihmojë Spartën e Pragës në Grupin C, ku do të garojë me Betisin, qipriotët e Aris dhe Rejnxhërsin.

Redon Xhixha është një tjetër emër, ku me Karabakun e tij arriti të futej në grupet e Ligës së Europës dhe sot do të përballet me Molden.

Po ashtu edhe Marash Kumbulla bën pjesë në këtë kompeticion me Romën, edhe pse mbrojtësi është i dëmtuar dhe kthehet në muajin dhjetor. Ndërkaq, Enis Çokaj, mesfushori i Kombëtares, i cili është ftuar nga Edi Reja për herë të fundit, do të luajë me Panathinaikosin në Europë.

Conference League- Në kompeticionin e tretë të organizuar nga UEFA do të luajnë: Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka si pjesë e Legias së Varshavës, Redi Kasa, ish-anësori i Egnatias u transferua tek O.Ljubljana dhe dje e ndoqi nga stoli humbjen me francezët e Lilës.

Po ashtu, në Ligën e Konferencës do të luajnë edhe pesë shqiptarët e Ballkanit: Enea Koliçi, Lorenc Trashi, Nazmi Gripshi, Bernard Karrica dhe Marsel Ismajlgeci.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?