Kosova & Rajoni

Shqiptarët ndryshojnë historinë, tradhëtojnë Zaev për VRMO: Na presin sfida të forta, mirënjohës për mbështetjen

6 Nëntor 2021, 04:36| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 04:42

  • Share

Maqedoni e Veriut- Pas dorëheqjes së Zoran Zaevit lider i Maqedonisë së veriut, një parti shqiptare është larguar nga koalicioni i LSDM dhe bën aleancë me partinë nacionaliste të ish- kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kryetari i VRMO-DPMNE-së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski i në një poatim në Facebook ka deklaruar se falë mbështetjeve të reja pritshmëritë e partisë nacionaliste janë më të larta dhe do të ketë garanci suksesi.

“E ardhmja e re po vjen, epoka e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen që së bashku do t'ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare.”, shkruan Hristijan Mickoski

Aktualisht shumica parlamentare ka 61 deputetë por paralajmëron rritje të numrit të deputetëve në mazhorancë, ndërkohë pritet një deklaratë për shtzp ditën e nesërme.

 

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?