Shqiptarët hakerojnë faqen e ministrisë së financave të Bosnjes/ Mesazhe për UÇK dhe Adem Jasharin

6 Mars 2020, 14:00| Përditesimi: 6 Mars 2020, 14:17

  • Share

BOSNJE HERCEGOVINË- Ministria e Financave të Bosnje -Hercegovinës ka rënë pre e hakerave dhe dyshimet janë se kanë qenë shqiptar.

Kjo për një motiv shumë të fortë, pasi në faqen e parë shfaqet figura e Adem Jasharit dhe UÇK. Në të shkruhet "Jo paqe me Serbinë- Shqipëri etnike". Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë ministri  Vjekoslav Bevanda.

Ai është shprehur se në shkrimin që është publikuar në faqe ofendohen shtete të tjera dhe mesazhe kërcënuese ndaj përfaqësuesve të shteteve dhe popujve, për këtë arsye ka njoftuar se ka nisur një hetim urgjent.

Ky mesazh ka një domethënie, e cila është përçuar pikërisht në një datë historike për shqiptarët, më 5 mars.

Çfarë rëndësie ka 5 marsi i vitit 1998? Datat 5, 6 dhe 7 marsi 1998 janë cilësuar si: Beteja që përcaktoj të ardhmen e shqiptarëve; Beteja që ua ktheu dinjitetin shqiptarëve; Beteja që frymëzon çdo atdhetar; Epopeja e UÇK-së.

Postimi i hackerave shqiptar në faqen e ministrisë së Financave të Bosnje- Hercegovinës

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?