Shishe raki dhe Porti i Barit

Shqiptarët furnizojnë Italinë me alkool, kapen 500 litra raki në Portin e Barit

29 Janar 2021, 13:19| Përditesimi: 29 Janar 2021, 13:25

  • Share

Në portin e Barit, në Itali janë kapur 500 litra nga pija e preferuar shqiptare, rakia. Sasia e konsiderueshme e rakisë vinte nga Shqipëria dhe është kapur nga autoritetet italiane gjatë ditës së djeshme, pa asnjë dokumentacion shoqërues për kalimin e tij në kufi.

Sipas mediave italiane, sasia e madhe e rakisë është kapur gjatë një kontrolli rutinë nga Guardia di Finanza, në një autobus i cili po zbriste nga trageti. Gjatë kontrollit të kryer janë gjetur 85 shishe plastike, të cilat ishin fshehur në një ndarje në brendësi të autobusit.

Shoferi i autobusit është gjobitur dhe sasia e rakisë së gjetur në autobus është sekuestruar.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?