Sociale
Drejt Punës

Shqiptarët, dembelë apo të dekurajuar për punë? 40% e popullsisë joaktive, në krye Kukësi e Lezha! Muça: I dekurajoi pandemia

1 Dhjetor 2021, 19:19| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 20:01

  • Share

Jo vetëm më shumë të papunë, por edhe më të dekurajuar. Këto janë pasojat e pandemisë së COVID-19, që ka shtuar me 3.2% numrin e atyre që nuk besojnë se ka punë të disponueshme për ta. Sipas INSTAT nga 8.4% që ishte shkalla e të dekurajuarve në 2019, ka arritur në 11.6% në qershor të 2021.

“Arsyeja ndër më kryesore është mungesave e hapësirave dhe alternativave për punë të denjë apo për punë cilësore, në përputhje me investimin e bërë. Së dyti vjen nga diferencat e mëdha mes punëve që ofrohen dhe pagat për punën që kanë”, pohon Muça.

Sipas të dhënave në Shqipëri 40.3% e popullsisë e është klasifikuar jo aktive në punë, nga të cilët 18.1% janë shtëpiakë, 11.5% në pension dhe 10.7% janë në paaftësi të përhershme fizike.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve që nuk kanë një punë, i përkasin moshës 15-29 vjeç, por a janë dembelë të shoqërisë kjo kategori?

“Jo nuk do i cilësoja dembel. Do të cilësoja mundësinë dhe kapacitetet që ofron tregu i punës për të forcuar meritokracinë dhe barazinë qoftë për gjetjen e punës ashtu edhe për zhvillimin e karrierës”, tha Muça.

Pedagogu Erion Muça thotë se shifra e personave joaktivë është më ulët për shkak se në të dhënat e INSTAT nuk përfshihen punonjësit informalë.

“Vjen dhe si pasojë e pasivitetit që lind dhe krijohet nga fakti që një pjesë e mirë e kësaj grupmoshe ose bën punë informale dhe fiton shumë të ardhura dhe nuk arrin të identifikohet nga statistikat zyrtare, ose priret drejt punëve të paligjshme”, tha Muça. 

Qytetarët me arsim 8-9 vjeçar kanë nivelin më të lartë të in-aktivitetit. Krahasuar me vitin 2019, ky nivel është rritur më shumë në Kukës me 7.6%, Vlorë me 5.5% dhe Lezhë me një rritje 4%.

Popullsia jo aktive në punë sipas qarqeve 
 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?