Shqiptarët presin me nderime 
Presidentin Meta në Medvegjë

26 Nëntor 2017, 20:50| Përditesimi:

  • Share
Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Medvegjë dhe të diasporës shqiptare nga Medvegja që jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë takuar sot në mbrëmje Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe duke e falenderuar për vëmendjen, përfaqësuesi i diasporës shqiptare të Medvegjës, Fadil Selmani në emër të tyre, i ka dhënë Presidentit Meta një pllakatë falenderimi dhe monografinë e shoqatës humanitare "Medvegja".

Shumë shqiptarë dolën për të pritur kryetarin e shtetit shqiptar, ndërsa Meta zhvilloi takime me drejtuesit shqiptarë në Luginë për problemet që i shqetësojnë.

meta medvegje

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?