"Shqiponjë e Artë"
për gazetarin Carlo Bollino

23 Nëntor 2013, 17:26| Përditesimi:

TIRANË - 'Klik Ekspo Group' nderon me çmimin e posaçëm “Shqiponja e Artë” gazetarin e njohur italian Carlo Bollino, drejtues i ‘Shqiptarja.com” dhe ‘A1 Report”. “Tashmë edhe shqiptar”, siç u cilësua nga organizatorët.

"Mirënjohje për drejtimin e njëgrupi meditaik, që përditëson paanshmërisht, me nivel të lartë përgjegjshmërie dhe kumton lajmin e shpejtë dhe profesional. Mirënjohje për besimin që ai ushqen te Shqipëria duke lartësuar imazhin e vendit të shqiponjave brenda dhe jashtë kufijve", ishte motivacioni i çmimit për gazetarin Bollinon.

Bollino vetë, pasi falenderoi i emocionuar për çmimin, u shpreh: "Të jesh media e pavarur nuk do të thotë të mos kesh ide politike apo të mos shprehësh qëndrimet e tua: të jesh i pavarur do të thotë të jesh i lirë të shprehësh këto opinione pa asnjë detyrim përkundrejt askujt, do të thotë të jesh i lirë nga çdolloj partie politike. Ky çmim, që unë marr në emër të gjithë kolegëve shqiptarë që punojnë me mua prej njëzet vjetësh, e konsideroj provën që kjo përpjekja jonë për të sjellë  një gazetari të pavarur është kuptuar nga të gjithë".


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?