Logoja e re e Gjykatës së Lartë

Kronikë

Shqiponja me dy krerë dhe shpata si simboli i mbrojtjes, Gjykata e Lartë prezanton logon e re

27 Maj 2021, 14:01| Përditesimi: 27 Maj 2021, 14:11

  • Share

Gjykata e Lartë në faqen e saj zyrtare ka prezantuar për publikun logon e saj të re.

Përmes këtij njoftimi, Gjykata shpjegon, se logoja e re përmban në paraqitjen e saj një sërë elementësh, që lidhen ngushtësisht me gjyqësorin dhe simbolet përfaqësuese të tij, duke përdorur elementët tradicionalë.

Në këtë logo janë bërë bashkë të gjitha vlerat në një, si shqiponja me dy krerë, shpata si simboli i mbrojtjes, simboli i barazisë së palëve përpara gjykatës, peshorja si edhe kolonat, të cilat simbolizojnë forcën dhe qëndrueshmërinë

“Logoja u realizua në bashkëpunim dhe me mbështetjen e projektit të USAID "Justice for All" (Drejtësi për të gjithë) pas konsultimeve dhe punës së përbashkët.”, shkruhet në fund të njoftimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?