Shqipja e kënetës

Kronikë

FOTOLAJM/ Shqipja e kënetës gjendet me krahë të ‘paralizuara’ në Qeparo, transportohet në Parkun Divjakë-Karavasta për të marrë ndihmë

23 Gusht 2021, 17:24| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 17:29

  • Share

Një shqipe e kënetës (Circus aeruginosus), që është një shpend i zakonshëm në vendin tonë është gjetur ditën e djeshme nga një banor i zonës së Qeparoit në gjendje të vështirë për të fluturuar.

Stafi i Administratës Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlorë siguroi transportin e sigurt të saj drejt qendrës së rehabilitimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku dhe do të marrë ndihmën e nevojshme për t’u rikthyer sërish më pas në habitatin e saj të përhershëm.

Shqipja e kënetës (Circus aeruginosus), shpend i zakonshëm në vendin tonë, u gjet ditën e djeshme nga një banor i zonës së Qeparoit, në gjendje të vështirë për të fluturuar. Pas lajmërimit, stafi i Administratës u paraqit në vendin e gjetjes dhe siguroi transportin e sigurt të saj drejt qendrës së rehabilitimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku dhe do të marr ndihmën e nevojshme për t’u rikthyer sërisht më pas në habitatin e saj të përhershëm.

Ju lutemi që për çdo rast të konstatimit të dëmtimeve të faunës së egër të vini në dijeni Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, nëpërmjet rrjeteve sociale”, bën me dije administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlorë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?