Foto ilustruese

Shqipëri-Kosovë hidrocental të përbashkët, BE financon me 40 milionë euro dy vendet

10 Nëntor 2018, 17:39| Përditesimi: 10 Nëntor 2018, 17:43

  • Share

Një hidrocentral i përbashkët do të ndërtohet në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni në zonën e Dragashit. Ky hidrocentral do të bashkëfinancohet nga BE, dhe do të përfshijë Shqipërinë dhe Kosovën. Ky hidrocentral do të ketë një kapacitet 200 megavate.

Lajmin e raporton Kohaditore, në bazë të një prononcimi të ministrit të Zhvillimit të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili në një vizitë në Triranë, ka thënë se Bashkimi Europian do të financojë me nga 20 milionë euro grante për të dyja vendet.

Ideja për ndërtimin e një hidrocentrali të përbashkët me Shqipërinë është realisht afër aprovimit dhe fillimit. BE-ja do të financojë me 20 milionë euro grant për Shqipërinë dhe 20 milionë euro grant për Kosovën për ndërtimin e një hidrocentrali që do t’u shërbente nevojave të balancimit energjetik për të dy vendet. Hidrocentrali pritet të ndërtohet në kufirin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, në mes Dragashit e Prizrenit. Ajo pjesë aty është një potencial jashtëzakonisht i mirë për një hidrocentral me kapacitet 200 megavatë dhe ky, normalisht, do të shërbente për të dy vendet.

Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit të Kosovës

Komento

Komente

  • Kafsha: 10/11/2018 21:08

    BE paratë ti lëvizë vetë duke mbikqyrur punimet dhe kryesisht cilësinë e punimeve, si puna e punëdhënësit. Bëj punë, na lek! Sepse po u lanë paratë në duart e bajgave, avulluan.. Vetëm kështu do ti prihet rruga mutërisë që pengon zhvillimin e shqiptarëve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?