Zëvendësministri italian, Edmondo Cirielli

Shqipëri-Itali, marrëveshje për përmirësimin e rrjetit energjetik në Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë

28 Mars 2023, 13:46| Përditesimi: 28 Mars 2023, 13:56

  • Share

TIRANË- Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje hua për përmirësimin e rrjetit energjetik në vendin tonë. Përmes marrëveshjes së nënshkruar, Shqipëria do mund të marrë 35 milion euro hua nga Italia dhe këto para do të shkojnë për investime për përmirësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë.

Kjo marrëveshje vjen në kuadër të Konferencës së Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë“, që bëri bashkë, në 2020-ën, partner për të mbështetur Shqipërinë nga tërmeti i nëntorit 2019. Për nënshkrimin e marrëveshjes, ishte i pranishëm në Tiranë, zëvendësministri italian Edmondo Cirielli.

Përmes kësaj huaje do të zhvillohet një projekt, i cili konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, konkretisht në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Fushë-Krujës, me fokus kryesor përmirësimin e nënstacioneve ekzistuese, sistemin Scada dhe rrjetin e tensionit të mesëm, duke i ofruar kështu mundësi agjencive shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore, por edhe atyre private që të ofrojnë një shërbim cilësor në furnizimin e energjisë elektrike.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jano: 29/03/2023 02:16

    bravo italia,,,ci aiuto di piu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?