Shqipëria zgjat deri në 2027 pjesëmarrjen e trupave ushtarake në KFOR! Dyfishon dhe pagesat për ushtarakët

20 Mars, 15:15| Përditesimi: 20 Mars, 20:07

  • Share

Këshilli i Ministrave vendosi sot shtyrjen deri në 31 dhjetor 2027, të pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë.

Konkretisht, u vendos kohëzgjatja e këtij misioni nga 31 dhjetor 2024 në 31 dhjetor 2027.

Gjithashtu në vendim ndryshon edhe dieta për ditët e qëndrimit, pasi nga 6 000 lekë në ditë shkon në 12 mijë lekë në ditë, përveç pagës mujore.

Vendimi parashikon se periudha e qëndrimit në mision për çdo përfaqësues do të jetë me sistem rotacioni çdo 6 muaj dhe 1 vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Prej 2009 e në vazhdim Forcat e Armatosura të Shqipërisë marrin pjesë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR në Kosovë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?