‘Shqipëria turistike’/ Plazh buzë lumit, atraksioni i ri në Ulëz të Matit që po tërheq turistë vendas, por edhe të huaj (VIDEO)

22 Korrik 2022, 20:12| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 23:19

  • Share

Rreth 70 kilometra nga Tirana ndodhet Ulza e Matit, një ndër atraksionet turistike që po tërheq vizitorë nga e gjithë Shqipëria por dhe turistë të huaj. Teksa pret të shijosh gatimet e shijshme të zonës, mund të bësh plazh në liqenin e Shkopetit me varkë apo skaf.

Në fshatin buzë liqenit gjen kryesisht vizitorë ditor, si Fatjon Xhafa që ka ardhur me familjen nga Bulqiza.

Era është një tjetër vizitore nga Tirana që po relaksohet në plazhin e liqenit.

Leonard Arbri, menaxher në një nga restorantet e zonës thonë se numri i vizitorëve ka ardhur në rritje, falë investimeve të bëra nga banorët e zonës.

Liqeni i formuar nga hidrocentralet ka një gjatësi prej 11 kilometra, me thellësi prej 75 metra. Në dy anët e tij shtrihen shkëmbinj dhe pyje që ia shtojnë koloritin luginës. Në Ulëz përpos sporteve ujore, mund të eksploroni malet, shpellat dhe kullat shekullore.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?