‘Shqipëria turistike’/ ‘Luadhi i Çelos’, eksplorim në shtegun malor në Tushemisht! Fermeri: Të huajt e frekuentojnë më shumë këtë zonë

11 Gusht 2023, 18:05| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 21:19

  • Share

"Luadhi i Çelos", është një zonë malore mbi liqenin e Pogradecit, që po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe ku ka lulëzuar dhe agroturizmi.

Nisemi nga qendra e fshatit turistik të Tushemishtit dhe në këtë udhëtim na shoqëron specialisti i Zonave të Mbrojtura Gani Bego, i cili tregon karakteristikat e Shtegut të Luadhit.

Pas më shumë se dy orësh ecje në këmbë mbërrijmë në pikën më të bukur të Pogradecit, në “Malin e Qytetit”.

Ferat Xhelo është fermeri që mban këtu 500 kokë bagëti dhe 100 koshere me bletë.

“Fermer këtu shikon Shën Naumin, Tushemishtin, Zargocanin. A vijnë turistë? Vijnë turistë në këmbë me ecje, 20-30 turistë dhe shkojnë deri në Peshkëpi. Të huaj janë më shumë që frekuentojnë këtë zonë. Unë kam 30 vjet që punoj këtu në bletari dhe blegtori. Është kullota më e bukur”, tha ai.

Na duhen të përshkojmë dhe 5 kilometra të tjerë për të mbërritur në destinacion: Livadhin e Ccelos që vendasin i thonë “Luadh”.

Një sipërfaqe prej 260 hektarësh, ku janë kultivuar pemë frutore, janë ngritur ferma së fundi bujtina. Një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor në Pogradec. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?