Ngjyrat e flamurit austriak në fasadën e Bashkisë së Tiranës

Shqipëria solidarizohet me Vjenën, Bashkia ndriçohet me ngjyrat e flamurit austriak. Veliaj: Dashuria dhe bashkëpunimi janë vlerat e vërteta njerëzore

3 Nëntor 2020, 22:44| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 22:45

  • Share

Në shenjë solidarizimi me qytetin e Vjenës ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 4 qytetarë dhe mbi 15 të tjerë u plagosën, godina e Bashkisë së Tiranës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit austriak.

Edhe Tirana ka shprehur mbështetjen ndaj dhimbjes së popullit të Austrisë pas tragjedisë së një dite më parë.

“Dashuria dhe bashkëpunimi  janë vlerat e vërteta njerëzore! Tirana solidarizohet me qytetin e Vjenës, duke veshur fasadën e bashkisë me ngjyrat e flamurit austriak. Sulmi i djeshëm terrorist ishte një akt i shëmtuar burracakësh - kurrë s’do ta përkulin të mirën”, shkruan Veliaj.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?