Moska

Shqipëria rikthen regjimin e vizave për shtetasit rusë, duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës

21 Prill 2023, 16:11| Përditesimi: 21 Prill 2023, 22:32

  • Share

Shqipëria ka anuluar hyrjen pa viza për shtetasit rusë. Ky vendim, u mor ditën e djeshme në Këshillin e Ministrave. Së bashku me Federatën Ruse do ndalohet hyrja pa viza edhe të qytetarëve nga India dhe Egjipti.

 Tashmë, rusëve do t’i duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare.

 “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator)”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e ambasadës shqiptare në Moskë.

Edhe ambasada e rusisë në Tiranë ka dhënë njoftimin për shtetasit rusë me anë të një reagimi në rrjetin social, Facebook. 

Kujtojmë një vit më parë, kur Rusia nisi agresionin e paprecedentë në Ukrainë, Shqipëria ishte një ndër vendet e para e cila e sanksionoi dhe e dënoi këtë sulm. Aso kohe, aktualiteti vendas debatoi nëse shtetasve rusë do u hiqej mundësia e udhëtimit pa viza, por kreu i qeverisë Rama ngulmoi se kjo gjë nuk do të ndodhte për aq kohë sa nuk e kishin bërë as vendet e BE-së.

Si rrjedhojë, për të vizituar Shqipërinë, shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit, thekson misioni diplomatik shqiptar.

Ora 19:53
Shqipëria rikthen regjimin e vizave për shtetasit rusë, reagon Ambasada e Rusisë në Tiranë

1682099689_dhf.jpg

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për pezullimin e vizave turistike për shtetasit rusë. Vendimi është marrë me anë të një VKM.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada ruse njofton se Shqipëria përjashton Federata Ruse nga lista e shteteve, shtetasit e të cilëve mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime turistike nga data 1 maj deri në shtator 30 pa lëshuar vizë.

Tashmë, shtetasit rusë që posedojnë pasaporta të huaja të rregullt, duhet të lëshojnë vizë shqiptare në përputhje me qëllimin e udhëtimit.

“VËMENDJE QYTETARËT RUSË QË PLANIFIKOJNË TË VIZITOJNË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Me rezolutën e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë datë 20.04.2023 (hyrë në të njëjtën ditë) u ndryshua Rregullorja e saj nr.858 e datës 29.12.2021. “Mbi vendosjen e kritereve, procedurave dhe dokumenteve për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë”, ku deklaron se Federata Ruse përjashtohet nga lista e shteteve, shtetasit e të cilëve mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime turistike nga data 1 maj deri në shtator 30 pa lëshuar vizë.

Me fjalë të tjera, për të vizituar Republikën e Shqipërisë këtë, si dhe në çdo periudhë tjetër gjatë vitit, shtetasit rusë që posedojnë pasaporta të huaja të rregullt, duhet të lëshojnë vizë shqiptare në përputhje me qëllimin e udhëtimit. Kujdes të shmangni keqkuptimet!”- thuhet në njoftimin e ambasadës ruse.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ivi: 22/04/2023 14:08

    ndalimi i vizitoreve agjent nga rusia shum e drejte. do te shtohen turistat nga perendimi.

    Përgjigju
  • Maks: 22/04/2023 09:27

    Bravo Rama Tani hiqi vizat per Bangladeshin dhe srilanken

    Përgjigju
  • As viza: 22/04/2023 02:24

    Mos u jepni as viza.

    Përgjigju
  • Iris: 22/04/2023 01:47

    Mbetem keq tani!S'kemi me turiste ruse qe t'ua shesin pjaten ne restorant sa frengu pulen,pronaret e lokaleve ne bregdet,s'kemi me /vajza/ per cunat shqiptare te Evropes,s'kemi me as punetore krahu nga India dhe Egjipti,megjithese nuk i dime arsyet per viza per keta dy te fundit.

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 22/04/2023 00:22

    Veprim i drejte. Me pak spiune neper kembe.

    Përgjigju
  • Populli i thjeshtë: 21/04/2023 22:59

    Mos ta kruajë njeri me shqipërinë se e ha si ukraina. Ops...

    Përgjigju
    • Kot Ky: 22/04/2023 01:10

      Per 1 jave falimenton Ruski,xhaxhi Edi dhe plaku Mere do e bejne kaps Putinin .OPSSS

  • Goni: 21/04/2023 20:36

    Sa vendim i drejte,jemi shtet i forte,po ruset qfar lidhje kane me luftën e Putinit mor te mjere,turistet rus jane me te kamurit ne ter boten,ato veq para sjellin edhe femra te bukura,po qeveria jone do heq vizat me jevget e Bangladeshit edhe Afganistanit

    Përgjigju
    • Den: 26/04/2023 08:31

      Fiks o vagon,kur duan te behen raciste dhe kosovot sepse deri sa shkruan me 'qfare' e sigurte qe eshte.Eshte shtypur nga serbi 200vjet dhe 300 nga turku dhe stigmatizon kombet e tjera qe ndofta kane me shume vlera

    • Vagoni: 22/04/2023 06:34

      Me viza janë Bangladeshasit dhe Afganët, ç'kuptim ka krahasimi jot racist dhe i shpifur?

  • Turi: 21/04/2023 16:43

    Hahahah ja futet Ruseve tani do vdesin per buke , politikanet e vendit tane mbrojne interesat e Amerikes dhe Europes dhe jo te popullit te tyre . Keto jane udhezimet qe ju dhane shefat e tyre dhe keta e vune direkt ne zbatim duke demtuar ekonomine e vendit tone , Turqia eshte shtet ne Nato dhe as ja ndjen fare shikon vetem interesat e saj kurse keta legenat tane per te mbajtur qeverisjen ju rrine pronto padroneve si bushtra qe jane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?